Monday, December 23, 2024

4 arsye përse është e vështirë të humbisni në peshë gjatë vjeshtës

Gjatë stinës së verës, njeriu është në një formë më të mirë fizike për shkak të konsumit të lartë të frutave dhe ujit por edhe aktivitetit fizik që vjen më natyrshëm falë ditëve të gjata plot diell.

Kur vjen vjeshta ndryshon puna. Në këtë stinë, rënia nga pesha është më e vështirë si pasojë e disa gabimeve që mund të rregullohen lehtë.

Fajin e kanë reklamat

Po ta keni vënë re, njeriu bombardohet gjatë gjithë verës me imazhet e trupit të rregullt dhe nevojës për të qëndruar në një peshë të mirë. Gjatë gjithë ditës mund të shikosh reklama për rroba banje, receta verore ose destinacione pushimesh që na motivojnë të tregojmë kujdes për peshën.

Në verë të vjen natyrshëm të porosisësh sallatë. Kur vjen vjeshta, rrjetet sociale janë të mbushura me ngjyrat e saj, triko, zjarre, pije të ngrohta, ëmbëlsira dhe brumëra.

Është shumë e lehtë të devijosh nga plani. Por nëse i vini qëllim vetes t’i përmbaheni objektivit tuaj, nuk do të josheni nga reklamat dhe do të merrni frerët në dorë.

Ekspertët thonë të hani shumë mollë në vjeshtë sepse është e pasur me fibër dhe tërshërën ta shoqëroni edhe me kungullin e verdhë.

Vjeshta, stina e pushimeve të njëpasnjëshme

Në vjeshtë, ka shumë festa kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat të shtyjnë ta teprosh me të ngrënën.

Bëjeni para gjumit: në mëngjes rrudhat janë 70% më pak të dukshme

Nga njëra festë në tjetrën e nga hamburgeri tek gjeli i detit, vijnë Krishtlindjet dhe zbulon se ke shtuar shumë në peshë.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të tregoni kujdes dhe të vendosni objektiva për sasinë e ëmbëlsirave dhe karbohidrateve që do të hani çdo ditë. Bëni një plan dhe ndajeni me miqtë në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë në realizimin e tij.

Fustani i verës si njësi matëse

Mbani fustanin tuaj të preferuar të verës në dhomë ku mund ta shihni çdo ditë.

Mënyra se si ai ju qëndron në trup do ju motivojë të tregoni kujdes me ushqyerjen dhe të qëndroni në formë. Mos u përpiqni të fshihni peshën e tepërt me rroba të gjëra, jini realistë, shikohuni në pasqyrë dhe vendosni ju nëse ka ardhur koha të ndryshoni.

Mos hiqni dorë nga ushqimi

Ka shumë njerëz që në ndryshimin e stinëve ndërmarrin masa drastike kufizuese të ushqimit për të rënë nga pesha. Kjo është shumë e gabuar. Nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi, por ta përmirësoni regjimin tuaj ushqimor.

Në vend të byrekut në mëngjes, hani tërshërë. Hani më shumë fruta e më pak bukë, hani bollshëm në mëngjes e më pak në darkë, hani më shumë sallata e perime. Edhe nesë ju shkon mendja për diçka të ëmbël, mos e kufizoni veten por as mos e teproni. /AgroWeb.org

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles