Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e BBVK ishte e tensionuar për banorët.
Debatet që përshkallëzuan deri në kontakt fizik kanë shqetësuar ndjekësit e këtij formati dhe kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Moderatori Alaudin Hamiti ka reaguar sot mbi situatën, duke ndarë se si po e përjetojnë këto momente. Ai postoi një foto në Instastory, ku shfaqet duke vëzhguar banorët, ndërsa pranë tij shihen disa ëmbëlsira.
“Pak ëmbëlsi pas një ‘tërmeti’ në shtëpinë më të famshme në vend,” ka shkruar ai.