Territori Shqiptar gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që; pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 40°C vlera më e lartë në veriperëndim dhe qendër të territorit.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.