Një nga serialët indianë që i fiksoi shqiptarë disa vite më parë është ai i ‘Bidait’, ku protagoniste kryesore ishte aktorja që luante rolin e Sadnës. Vdekja e aktores në film u përjetua aq shumë nga shqiptarët sa të gjithë u përlotën.
Mirëpo teksa tashmë gjithë Shqipëria po zjen nga ndarja e Teas me Andin dhe zbulimi i lidhjes së saj me Beartin, opinionisti Meridian Ramcaj bëri një paralelizëm mjaft gazmor.
Ramcaj u shpreh se dy kanë qenë humbjet më të mëdha të shqiptarëve, së pari vdekja e Sadnës dhe së dyti ndarja e Teas me Andin nga Përputhen.
Në rrjet kanë qarkulluar video dhe meme, por duket se aktores indiane i kanë rënë në sy e madje ka thënë edhe disa fjalë.
LEXO EDHE:
Andi tregon bisedën e fundit me Tean pas skandalit, ja çfarë i thanë njëri-tjetrit
Aktorja e rolit të Sadnës, Sara Khan ka postuar në llogarinë e saj në Instagram videot dhe madje nuk ka nguruar të falenderoj të gjithë shqiptarët!
“Kjo është magjepsëse faleminderit për të gjithë dashurinë”, shkruan aktorja.
“Faleminderit Shqipëri për të gjithë dashurinë”, shkruan në postimin pasardhës.