Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
Botë

Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Last updated: January 20, 2021 07:58
4 Min Read
SHARE
Demo

Të mërkurën, amerikanët mirëpresin një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Muajt e fundit janë shoqëruar me raste tensionesh dhe dhune, sepse shumë amerikanë e kanë të pamundur të pranojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti na njeh me 78-vjeçarin që do të drejtojë Shtetet e Bashkuara për katër vitet e ardhshme.

U deshën katër ditë, me rezultate të pasigurta të zgjedhjeve, që Joe Bideni të mund të shpallte fitoren. “Njerëzit e këtij vendi kanë folur. Ata na dhanë një fitore të qartë dhe bindëse,” tha ai. Megjithatë presidenti Donald Trump do të vazhdonte të vinte në dyshim rezultatin, duke bashkuar mbështetësit e tij, në atë që çoi përfundimisht në trazirën në ndërtesën e Kongresit. Kapitoli i ngjan tani një fortese. Skena e inaugurimit është larg çdo spektatori.

Një prani masive e policisë përfshin 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare. Në ndryshim nga presidenti Trump, një biznesmen para se të merrte detyrën, presidenti i zgjedhur Biden është një politikan me përvojë. “Një gjë nuk duhet t’ju çudisë. Unë di si ta bëj qeverinë funksionale.” Biden ka shërbyer në politikë prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si nënpresident i Presidentit Barack Obama.

Para kësaj, votuesit e Delauerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan. Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë. Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Uashingtoni për në Delauer për të qenë pranë djemve. Stacioni i trenit Amtrak në Uillmington mban emrin e tij. Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.

Biden dhe gruaja e tij, Jill, profesore kolegji, jetojnë në Uillmington të Delauerit, një qytet me 70,000 banorë, që tani është shtëpia e presidentit të zgjedhur. Autokolona makinash dhe snajperë janë tani kudo në rrugët e qytetit. Buck Simpers është një banor i vjetër në Uillmington. “Nuk po shkaktojnë fare vonesa. Njerëzit thjesht duhet të jenë pak të durueshëm. Ata duhet ta kenë për nder, duke e ditur se përse këto forca sigurie janë këtu”.

Banorët këtu e quajnë presidentin e zgjedhur djalin e tyre, i cili pëlqen bozën dhe hamburgerat. Miku i tij i vjetër Bob Byrd është mësuar ta shohë Bidenin pas timonit të makinës së tij sportive të vitit 1967. “Ka një Corvette klasike, dhe e shoh ta ngasë atë herë pas here. Po, atij i pëlqen të ngasë makinat”, thotë Bob. Tani në moshën 78 vjeç, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, po përgatitet për sfidën e tij më të vështirë politike – udhëheqjen e një vendi të ndarë drejt së ardhmes./VOA

Zbulimi tronditës/ E torturuar për orë të tëra në bodrum nga vajza e adoptuar, çfarë i ndodhi kryebashkiakes në Gjermani
Tërmeti trondit jugun e vendit, ja sa ishte magnituda, paralajmërohet cunami
Çfarë ndodhi? Mbyllet përkohësisht një nga aeroportet kryesore në Evropë, mbi 6 mijë pasagjerë të prekur
Historike, një grua emërohet në krye të Kishës së Anglisë
TikTok kalon në duart e amerikanëve! Partneri tjetër nga Emiratet
TAGGED:joe biden

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën djalit dhe prindërve brenda 3 javësh
Next Article Gent Fatali flet për të dashurën, i bën super dedikimin publik
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjithmonë të përkëdhelur nga yjet! Këto janë tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin nëntor
Horoskopi
November 2, 2025
Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori ditë zie/ Homazhet mbahen në Pallatin e Kongreseve
Politikë
November 2, 2025
Mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, zbuloni parashikimin për ditën e sotme
Moti
November 2, 2025
Horoskopi 2 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve për sot
Horoskopi
November 2, 2025

Lexo edhe:

Botë

TRADHTIA e dyfishtë që tronditi koncertin e “Coldplay”/ Kristin Cabot u kap mat me shefin, burri i saj…

September 24, 2025
Botë

Kuzhinierët e Mbretit Charles u përplasën me bodigardët e Donald Trump? Media britanike zbulon prapaskenat nga darka mbretërore

September 21, 2025
Botë

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës

September 21, 2025
BotëSociale

Suedia merr vendimin historik, hiqen telefonat në shkolla

September 16, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?