Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
Botë

Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Last updated: January 20, 2021 07:58
4 Min Read
SHARE

Të mërkurën, amerikanët mirëpresin një president të ri në Shtëpinë e Bardhë. Muajt e fundit janë shoqëruar me raste tensionesh dhe dhune, sepse shumë amerikanë e kanë të pamundur të pranojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti na njeh me 78-vjeçarin që do të drejtojë Shtetet e Bashkuara për katër vitet e ardhshme.

U deshën katër ditë, me rezultate të pasigurta të zgjedhjeve, që Joe Bideni të mund të shpallte fitoren. “Njerëzit e këtij vendi kanë folur. Ata na dhanë një fitore të qartë dhe bindëse,” tha ai. Megjithatë presidenti Donald Trump do të vazhdonte të vinte në dyshim rezultatin, duke bashkuar mbështetësit e tij, në atë që çoi përfundimisht në trazirën në ndërtesën e Kongresit. Kapitoli i ngjan tani një fortese. Skena e inaugurimit është larg çdo spektatori.

Një prani masive e policisë përfshin 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare. Në ndryshim nga presidenti Trump, një biznesmen para se të merrte detyrën, presidenti i zgjedhur Biden është një politikan me përvojë. “Një gjë nuk duhet t’ju çudisë. Unë di si ta bëj qeverinë funksionale.” Biden ka shërbyer në politikë prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si nënpresident i Presidentit Barack Obama.

Para kësaj, votuesit e Delauerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan. Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë. Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Uashingtoni për në Delauer për të qenë pranë djemve. Stacioni i trenit Amtrak në Uillmington mban emrin e tij. Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.

Biden dhe gruaja e tij, Jill, profesore kolegji, jetojnë në Uillmington të Delauerit, një qytet me 70,000 banorë, që tani është shtëpia e presidentit të zgjedhur. Autokolona makinash dhe snajperë janë tani kudo në rrugët e qytetit. Buck Simpers është një banor i vjetër në Uillmington. “Nuk po shkaktojnë fare vonesa. Njerëzit thjesht duhet të jenë pak të durueshëm. Ata duhet ta kenë për nder, duke e ditur se përse këto forca sigurie janë këtu”.

Banorët këtu e quajnë presidentin e zgjedhur djalin e tyre, i cili pëlqen bozën dhe hamburgerat. Miku i tij i vjetër Bob Byrd është mësuar ta shohë Bidenin pas timonit të makinës së tij sportive të vitit 1967. “Ka një Corvette klasike, dhe e shoh ta ngasë atë herë pas here. Po, atij i pëlqen të ngasë makinat”, thotë Bob. Tani në moshën 78 vjeç, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë, po përgatitet për sfidën e tij më të vështirë politike – udhëheqjen e një vendi të ndarë drejt së ardhmes./VOA

“Kjo është surpriza” — Irani përdor për herë të parë në luftime raketën “Sajjil” ndaj Izraelit
Arma speciale amerikane, e vetmja që depërton në impiantet nëntokësore iraniane
Zbulohet arsyeja tronditëse për rrëzimin e avionit në Indi
Pamje të reja/ Njerëzit hidhen nga dritaret pas përplasjes së avionit në Indi (Video)
E FRIKSHME/ TV iranian publikon pamjet e dorës që përkëdhel “bombën bërthamore” dhe dërgon mesazhin: Ndoshta…
TAGGED:joe biden

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën djalit dhe prindërve brenda 3 javësh
Next Article Gent Fatali flet për të dashurën, i bën super dedikimin publik
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

SHKARKIME, PRESIONE dhe debate, zbardhet MESAZHI i Ramës gjatë mbledhjes në Bashkinë e Vlorës!
Aktualitet
July 3, 2025
Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpool! 28-vjeçari Diogo Jota vdes në një aksident, dy javë pas martesës
Sport
July 3, 2025
OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja
Shëndeti
July 3, 2025
Aktori i njohur i humorit konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 5, ja çfarë thotë
Tv Shows
July 3, 2025

Lexo edhe:

Botë

E paimagjinueshme: Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e Boeing-ut të Air India

June 16, 2025
Botë

Avionë misteriozë të padukshëm në bazë sekrete, ja çfarë fshihet pa lëvizjes së çuditshme të Kinës

June 16, 2025
Botë

Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India

June 15, 2025
Botë

49 aksidente ajrore këtë vit, ekspertët ngrejnë alarmin: Ja pse po ndodhin!

June 14, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?