Temperaturat e ulëta dëmtojnë kutikulat, mbështjellësen mbrojtëse rreth fijeve të flokëve
Ajri i ftohtë dhe i thatë, i cili ndodh më së shumti gjatë muajve të dimrit, e than skalpin e kokës, duke nxjerrë nga ai lagështinë dhe vajrat natyrale, gjë që shkakton thyerje dhe rënie të flokëve.
“Flokët e thatë dhe skalpi i thatë mund të shkaktojnë thyerje, rrallim dhe rënie të flokëve”, thotë dermatologu Abbas Kanai për “The Sun”, përcjell Telegrafi.
Sipas ekspertëve, skalpi i kokës mund dehidrohet për shkak të motit të ftohtë dhe ajrit të thatë në ambiente të brendshme.
Përveç kësaj, nivelet e ulëta të vitaminës D, e cila absorbohet nga dielli dhe është e nevojshme për rritjen e flokëve, mund ta përkeqësojë problemin.
“Trupi prodhon vitaminë D nga rrezet e diellit direkte, por nga tetori deri në fillim të marsit nuk ekspozohemi aq shumë në diell dhe nuk marrim mjaftueshëm vitaminë D”, shtoi Kanai
Mungesa e vitaminave A, B, C, D dhe E, si dhe hekuri dhe zinku, shoqërohet gjithashtu me rënien e flokëve.
Stilistët dhe parukierët rekomandojnë shmangien e larjes së tepërt të flokëve gjatë muajve të dimrit. Kur lani flokët, përpiquni të mos i lani me ujë shumë të nxehtë, pasi kjo mund të thajë më tej skalpin. Gjithashtu rekomandohet të mbani tharësen e flokëve sa më larg që të jetë e mundur nga vetë flokët.
Një raport i vitit 2001 i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Dermatologjisë tregoi se veshja e kapelave të ngushta mund të përshpejtojë rënien e flokëve. Kapelat e mëndafshit dhe pëlhurat me përzierje leshi janë më të buta me flokët dhe reduktojnë fërkimin dhe thyerjen.