Pas Belinda Ballukut, shënjestra e radhës e protestuesve ishte sot kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ai ndodhej në një prej lokaleve pranë stadiumit “Air Albania”, teksa u pikas nga protestuesit të cilët nisën në korr të thërrisnin “o hajdut, o hajdut…”
Në këtë moment Balla bën sikur flet në telefon dhe largohet menjëherë brenda lokalit.
“Ne studentët sot kapëm Taulant Ballën dhe ai meriton të ikë siç iku si frikacak. Ata e kanë vjedhur këtë komb…Bashkohuni sa më shpejt…Se edhe tetori erdhi. Ne do vazhdojmë dhe ju presim këtu në shesh. Bashkohuni studentë kombi na thërret dhe nuk na ndal më asgjë. Nuk ikim nga ky shesh. Të gjithë këta duhet të ikin, si Taulant Balla sot si frikacak”, tha një studente në protestën e sotme.
