Këngëtari dhe gazetari i njohur Soni NRG ka ka bërë një deklaratë të bujshme për jetën e tij personale teksa ka qenë i ftuar në emisionin ‘Abc e mëngjesit’. Ndër të tjera ai ka folur për jetën e tij private ku ka përmendur edhe një lidhje dashurie.
“Kam pas marrëdhënie me një vajzë që nuk është e përfshirë shumë të showbizit, vëllai i saj është i njohur. Kam qenë në një lidhje me motrën e Arjan Çanit”, ka thënë Soni pasi u pyet për lidhjet me vajzat e showbizzit shqiptar.
Teksa ka vijuar fjalën gazetari u shpreh se kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi Arjan Cani nuk ka motër dhe e gjithë deklarata ka qenë një shaka.