Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Je në hall të madh”/ Kush është juristi që kallzoi Metën në SPAK për aferën CEZ-DIA
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > “Je në hall të madh”/ Kush është juristi që kallzoi Metën në SPAK për aferën CEZ-DIA
Politikë

“Je në hall të madh”/ Kush është juristi që kallzoi Metën në SPAK për aferën CEZ-DIA

Last updated: November 8, 2023 15:42
7 Min Read
SHARE
Banner

Ish-presidenti Ilir Meta është pyetur ditën e sotme nga SPAK për dy orë sa i takon aferës së CEZ-DIA, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro. Meta e cilësoi thjesht një telenovelë këtë hetim të SPAK mbi ketë aferë

Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin për CEZ-Dia-n në SPAK ka reaguar për sulmin që i bëri Ilir Meta, i cili e quajti si një kallëzues të rremë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kara shkruan se Meta është në hall të madh, ndërsa thotë se ish-presidenti kishte gjithë kohën për ta kallëzuar për kallëzim të rremë, por nuk e ka bërë.

Lexo edhe:

Kryemadhi i përgjigjet Berishës për “shtatzënitë për t’i shpëtuar arrestit”: Me barrë nuk ngel, po ngrihet mini-maternitet
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve
46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet

Më tej, juristi shton se edhe sikur të ishte dënuar 100 herë, kjo nuk i heq të drejtën për të kallëzuar korrupsionin e pushtetarëve apo ish-pushtetarëve.

“Likja kishte gjithë kohen e duhur, për të më kallëzuar për kallëzim të rremë, por, kurrë nuk e bëri, pasi besoi se, kurrë nuk do të vinte dita e së vërtetës për të. E këshilloj të interesohet në Gjykatën e Apelit Tiranë, për t’u informuar për pafajësinë time.

Edhe nëse do të isha i dënuar 100 herë, për çfarëdo lloj vepre penale qoftë, ligji nuk ma heq të drejtën, për të kallëzuar çdo vepër penale, përfshirë edhe korrupsionin e pushtetarëve dhe ish pushtetarëve. Përkundrazi, moskallëzimi do të ishte realisht vepër penale.

Kjo çështje, korrupsioni i aferës DIA-CEZ, nuk është hapur dhe mbyllur asnjëherë më parë edhe pse ka mbi gjashtë vjet në prokurori. Pra është Meta qe gënjen, shpif dhe mikson çështjet, sipas interesit të tij. Megjithate, duhet t’a kuptojme se, realisht është në hall te madh…”, shkruan ai.

Pas daljes nga SPAK, Meta tha se kjo çështje po përdoret politikisht nga Edi Rama për të hequr, sipas tij, vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Meta u shpreh se u pyet nga prokurorët si person që ka dijeni për rrethanat, sa i takon çështjes së hetimit për aferën CEZ-DIA. Ai ritheksoi se emri i tij nuk ndodhet në asnjë akt apo dokument. Ai pretendoi se padia është bërë nga një kallëzues i rremë që është i dënuar për dhunë në familje, duke ju referuar juristit Romeo Kara.

“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta.

Afera CEZ/DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të mega aferës së shitjes së OSSH tek CEZ nga qeveria Berisha. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA

Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara.

Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve. Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!
A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
TAGGED:ilir meta

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Aksident i rëndë në Tiranë, dyshohet për një të vdekur
Next Article Dhuna e edukatores, burri i saj ndërhyn live në emision, çfarë tha

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
Aktualitet
August 22, 2026
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet
August 22, 2026
“Do takoj dikë dhe do kthehem”, trupi i influenceres gjendet i djegur në vreshta
Botë
August 22, 2026
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Ekonomi
August 22, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

May 31, 2026
Politikë

Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?

May 31, 2026
PolitikëTë famshëm

Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike

May 29, 2026
Politikë

Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!

May 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?