Friday, December 27, 2024

Historia e modeles së famshme shqiptare: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e Miss SHBA

Modelja Emina Cunmulaj është ulur në tavolinën e jurisë së Miss SHBA.

Nga aty ajo ka përcjellë një mesazh shumë domethënës për gjithë vajzat që kanë një ëndërr. Sipas saj, gjithçka mund të realizohet me punë dhe vullnet pavarësisht se nga vjen apo mundësive që ke.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç.

Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA.

Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra.

Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare,” – shprehet Cunmulaj në një video të publikuar në TikTok-un e saj.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles