Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles” që është shfaqur në Europë, premiera pritet dhe në vendin tonë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles” që është shfaqur në Europë, premiera pritet dhe në vendin tonë
Kulturë

Aktorja Margarita Xhepa në filmin italian “Bubbles” që është shfaqur në Europë, premiera pritet dhe në vendin tonë

Last updated: September 30, 2023 07:03
4 Min Read
SHARE
Banner

Njerëzit nuk duhet të mbesin në pritje. Kjo është ajo që sjell përmes historisë së tij filmi artistik me metrazh të shkurtër “Bubbles” me skenar dhe regji nga Meri Dishnica. Një prodhim italian, ku në rol vjen dhe aktorja Margarita Xhepa “Nderi i Kombit”. Me role të ndryshme në kinematografi, këtë herë aktorja e madhe Margarita Xhepa është bërë pjesë e filmit italian “Bubbles” xhirimet e të cilit u realizuan këtë pranverë. Ky është projekti i parë i një filmi të shkurtër i regjisores Meri Dishnica, pasi më parë është marrë me filma eksperimentalë, që janë veçuar për origjinalitetin e tyre dhe kanë fituar çmime. Në punën me filmin “Bubbles”, regjisorja Meri Dishnica e quan me shumë rëndësi pjesëmarrjen e aktores Margarita Xhepa. ““Bubbles” është një film prodhim italian. Aktorja Margarita Xhepa ka një prezencë nderi në film, nuk ka dialog. Luan rolin e personazhit kryesor disa vite pas në kohë. Personazhi kryesor në film luhet nga aktorja italiane Valeria Zazzaretta dhe pas shumë kohësh del në film aktorja Margarita Xhepa, që luan personazhin”, tregon Dishnica. Ndërsa flet për punën me filmin, regjisorja Dishnica tregon se me aktoren Margarita Xhepa xhiruan në pranverë në Tiranë, por pjesa tjetër e filmit është xhiruar i gjithi në një qytezë në Romë në Itali. “Ky është projekti më i fundit kinematografik për aktoren e madhe Margarita Xhepa, i cili është xhiruar këtë pranverë. Ka shkëlqyer në rolin e saj, me mimikë, me ndjenjë”, thotë ajo. “Bubbles” film me metrazh të shkurtër, është një persiatje për konceptin e pritjes. Që të gjithë ne mund të jemi të bllokuar në pritjet tona, që mund të jenë të lidhura me punë, apo me gjërat e tjera që ne presim. Regjisorja Meri Dishnica thotë se ideja e filmit është që njerëzit mos të ngecin në pritje. “Pritjen e kam vizualizuar nëpërmjet idesë së flluskës, të pluskimit. Mund të rrish brenda në një flluskë dhe nuk shkon asgjëkund. Je i izoluar, as shkon, as vijon, as del nga flluska. Filmi e bën publikun të diskutojnë gjatë, i bën të futen në pritjet e tyre dhe për mënyrën si mund të kenë ngecur në flluskat e tyre të pritjes. Një film që të bën të reflektosh në fund”, tregon regjisorja.

Pjesëmarrja në festivale

Filmi “Bubbles” është shfaqur në Europë, por regjisorja Meri Dishnica tregon se premiera e tij do të jetë edhe në vendin tonë. “Filmi është shfaqur në Greqi, Itali, etj. Është shfaqur në Spanjë, në vijim do të jetë dhe në Ukrainë, Suedi, etj. Filmi ka qarkulluar në disa shtete dhe është mirëpritur. Ndërkohë do të vijojë në festivale të tjera ndërkombëtare të filmit. Unë isha në Vjenë në Austri në një festival filmi para një jave dhe do të jem në mes të muajit tetor në Kroaci në një festival shumë të rëndësishëm filmi, ku është përzgjedhur për muzikën. Muzika e filmit është nga një nxënës i kompozitorit Ennio Morricone dhe është shumë e bukur. Por ende nuk ka bërë një premierë në Shqipëri. Jemi duke diskutuar për një festival në Shqipëri, por mund të ketë dhe një prezantim privat të filmit”, tregon regjisorja. “Bubbles” është një film me metrazh të shkurtër i xhiruar në Piazza Aldo Moro në Cerveteri dhe i xhiruar në gjuhën italiane. Produksioni që ka bërë të mundur realizimin e këtij filmi është PianoB Produzioni dhe “Andromeda Film srl” me regji nga Meri Dishnica.

Lexo edhe:

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
TAGGED:Margarita Xhepa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pamela Anderson i habit të gjithë, shfaqet pa grim në Javën e Modës në Paris
Next Article ‘Telenovela’ Fero-Arbenita/ Modelja thumbon ish-burrin e saj, postimi i fundit tregon shumëçka(FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Romir Zalla lë të hapur rikthimin në “Portokalli”: “Nëse më ftojnë…”
Të famshëm
September 13, 2026
E papritur/ Albana Osmani i bën thirrje publike Ledion Liços para nisjes së BBVA 6
Të famshëm
September 13, 2026
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Aktualitet
September 13, 2026
Parashikimi i motit, 13 shtator 2026/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 13, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

February 1, 2026
Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

February 1, 2026
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?