Monday, December 23, 2024

Humbi jetën tragjikisht në punë, ky është i riu që u zu poshtë nga ashensori në Sarandë (Emri+Foto)

Mesnatën e sotme rreth orës 01:15 në lagjen “Nr. 1″ në Sarandë është regjistruar një ngjarje e rëndë duke i marrë jetën një 17-vjeçari.

17-vjeçari Antonio Delilaj u zu poshtë nga kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit.

Humbi jetën tragjikisht në punë, ky është i riu që

Për shkak të plagëve të marra i riu humbi jetën. Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin, Lulëzim Allkushi pasi ishte ai u cili kishte montuar ashensorin e lokalit.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i lokalit 37-vjeçari Spiro Iljadhi.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e pronarit të lokalit.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles