Sunday, December 29, 2024

QKB njofton bizneset me pronar të panjohur për procedurat, mënyrat se si do të identifikohen

Të gjithë aksionaret e kompanive të ashtuquajtura offshore (dmth origjina e aksionarëve të të cilëve është e panjohur) do të duhet të bëhen publike shumë shpejt.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar të gjitha subjektet, aksionet e të cilave zotërohen nga kompani offshore, që deri në 31 janar do të krijohet regjistri i pronarëve përfitues dhe më pas bizneset do të kenë dy muaj afat që të regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre.

Ky njoftim, vjen pasi ligji “Për pronarin përfitues” miratuar më datë 29.7.2020 parashikon jo më vonë se data 31.1.2021, krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues, ku do të regjistrohen të dhënat e pronarëve përfitues të subjekteve që kanë detyrimin e raportimit të tyre.

QKB njofton se, në zbatim të këtij ligji, subjektet raportuese ekzistuese, duhet të identifikojnë pronarët përfitues të tyre, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse lidhur me ta. Këto të dhëna, duhet të regjistrohen jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga data e krijimit të regjistrit “.

Ligji për regjistrin e pronarëve Përfitues për herë të parë në Shqipëri do të mundësojë që të identifikohen pronarët e kompanive të ashtuquajtura offshore, që zotërojnë të paktën 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Ligji u hartua pas kërkesave të Moneval (një mekanizëm I Komisionit Europian kundër pastrimit të parave), pasi kompanitë offshore, aksionarët e të cilëve nuk janë të identifikuar, krijonin mundësi për pastrimin e parave.

Ligj rregullon përkufizimin e pronarit përfitues, subjektet e detyruara, të cilat duhet të regjistrojnë pronarët përfitues, krijimin, funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, procedurën dhe mënyrën e regjistrimit e të mbajtjes së të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues, si dhe masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues.

Ky ligj zbatohet për të gjitha personat juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë si më poshtë (shpk, sha, OJF, zyrat e huaja të përfaqësimit, shoqëritë kolektive dhe çdo subjekt tjetër juridik, i cili me ligj detyrohet të regjistrohet pranë QKB-së).

Nuk kanë detyrim vetëm personat fizikë, tregtarë të regjistruar në regjistrin tregtar si dhe ndërmarrjet me pronësi shtetërore, partitë politikë, e shoqëritë fetare.

QKB njofton se tashmë është miratuar dhe udhëzimi “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara”.

https://qkb.gov.al/media/35545/npscn-1.pdf

Procedura

Personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues në aplikimin elektronik për regjistrimin e pronarit përfitues bashkëlidh si dokumentacion shoqërues, në format elektronik, aktet, si më poshtë vijon:

Në rastin e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues,

-dokumentacionin që vërteton numrin unik të identifikimit dhe emrin e subjektit raportues, si dhe datën e regjistrimit të subjektit në regjistrin përkatës;

– dokumentacionin që vërteton të dhënat e identifikimit të pronarit përfitues, si më poshtë:

Të dhënat e identifikimit:

a) për shtetasit shqiptarë:

-emri dhe mbiemri;

-numri i identifikimit personal;

-datëlindja;

-shtetësia;

-adresa e rezidencës së përhershme;

b) për shtetasit e huaj:

-emri dhe mbiemri;

-numri i identifikimit personal;

-datëlindja;

-numri i pasaportës dhe shteti lëshues;

-data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;

-shtetësia;

-adresa e rezidencës së përhershme;

c) për refugjatët/personat pa shtetësi:

-emri dhe mbiemri;

-numri i dokumentit të udhëtimit;

-datëlindja;

-shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;

-data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit.

Ligji kërkon dokumentacionin e autoritetit kompetent regjistrues, që vërteton se pronari përfitues i regjistruar është zotërues i 25 (njëzet e pese) % ose me tepër te aksioneve/kuotave të kapitalit, të të drejtave të votimit ose të interesave të pronësisë, nëse nuk përmban datën e përcaktimit si pronar përfitues, duhet të depozitohet një dokument tjetër që përmban këtë të dhënë; ose dokumentacionin tjetër që zotëron subjekti raportues, qe përmban informacionin e nevojshëm për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të tij, sipas ligjit për regjistrin e pronarëve përfitues,

Cilët do të kenë akses

Sipas VKM-së për përcaktimin e procedurave, “Autoritetet kompetente shtetërore do të kenë akses elektronik të lirë, direkt dhe të pakufizuar në të dëenat e regjistruara në regjistër, në funksion të përmbushjes së detyrave të tyre ligjore që lidhen me inspektimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues dhe mbledhjen e të dhënave për pronarët përfitues”.

Ne Regjistrin e Pronareve Përfitues janë publike dhe lirisht te aksesueshme te dhënat e regjistruara ne regjistër, si me poshtë vijon:

a) Emri dhe mbiemri i pronarit përfitues;

b) Shtetësia;

c) Viti dhe muaji i lindjes;

9) Data e përcaktimit te individit si pronar përfitues;

d) Lloji dhe përqindja e pronësisë:

– direkte;

– indirekte.

Çdo person i interesuar ka te drejte te marre, pa pengesa, ekstrakte elektronike për të dhënat që janë publike për pronaret përfitues te një subjekti raportues te caktuar.

Marrë nga Monitor

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu