Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Anglia sërish në izolim të plotë për shkak të koronavirusit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Anglia sërish në izolim të plotë për shkak të koronavirusit
Botë

Anglia sërish në izolim të plotë për shkak të koronavirusit

Last updated: January 5, 2021 07:44
3 Min Read
SHARE

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shpalli të hënën një izolim kombëtar për Anglinë deri të paktën në mes të shkurtit, për të luftuar një variant të ri të koronavirusit, i cili sipas autoriteteve, është më ngjitës se varianti i parë.

Johnson tha se njerëzit duhet të qëndrojnë përsëri në shtëpi, njëjtë sikurse u urdhëruan në valën e parë të pandemisë në muajin mars, por kësaj here për shkak të variantit të ri të koronavirusit i cili po përhapet në një mënyrë “zhgënjyese dhe alarmante”.

“Derisa po ju flas sonte, spitalet tona janë nën presion më të madh sesa në çdo kohë, që nga fillimi i pandemisë”, tha ai.

Lexo edhe:

Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali

Sipas rregullave të reja, shkollat dhe kolegjet fillore dhe të mesme do të mbyllen. Studentët e universitetit nuk do të kthehen në objekte të paktën deri në mes të shkurtit.

Të gjitha dyqanet jo-thelbësore dhe shërbimet e kujdesit personal si floktarët do të mbyllen, dhe restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbime të marrjes së ushqimit me vete.

Të hënën, në spitalet e Anglisë kishte 26.626 pacientë me COVID-19, një rritje prej më shumë se 30% nga një javë më parë. Kjo është 40% mbi nivelin më të lartë të valës së parë në pranverë.

Njoftimet vijnë pasi autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar filluan të përdorin vaksinën e Oxford-AstraZeneca në të gjithë vendin, duke rritur shpresat se jeta mund të fillojë të kthehet në normalitet në pranverë.

Britania ka siguruar të drejtat për 100 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur se disa nga rivalët e saj. Në veçanti, nuk kërkon depo super të ftohtë si për vaksinën e Pfizer/BioNtech.

Britania e Madhe lëshoi alarmin në fillim të muajit dhjetor të vitit 2020 mbi variantin e ri të koronavirusit, për të cilin autoritetet thonë se është dukshëm më ngjitës. Shqetësimet lidhur me këtë variant kanë nxitur shumë vende të ndërpresin udhëtimin nga dhe për në Britani të Madhe. Që atëherë, variant i ri është zbuluar edhe në disa vende tjera.

Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)
Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë
TAGGED:Boris johnson

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga produktet e qumështit!
Next Article Takimi i parë i tyre/ Ariana dhe Saimiri nuk i kursejnë skenat e nxehta dhe romantike në dush
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Flux Fusion” si pastroheshin paratë e kokainës tek biznesi i makinave elektrike tek kullat e Liqenit?!
Aktualitet
June 16, 2026
Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Sociale
June 16, 2026
Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot
Aktualitet
June 15, 2026
Sot finalja e ‘Ferma VIP 3’/ Arbana Osmani vjen me surpriza në skenë, ja çfarë pritet të ndodhë në natën e madhe
Tv Shows
June 15, 2026

Lexo edhe:

Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Botë

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

February 6, 2026
Botë

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

January 26, 2026
Botë

E frikshme! Udhëtonte për në Davos, “Air Force One” i Donald Trump pëson defekt gjatë fluturimit, lëvizje urgjente

January 21, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?