Aktori i mirënjohur shqiptar, Gentian Zenelaj ka ndarë darkën e sotme (28 dhjetor 2020) një lajm të hidhur me fansat dhe publikun në rrjete sociale. Me anë të një statusi në ‘Facebook’ ai njoftoi se për shkak të virusit vdekjeprurës covid-19 ka humbur të atin e tij, Rexhep Zenelaj.
I ndjeri po luftonte prej ditësh me koronavirusin por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të mbijetojë dot. Me hidhërim të thellë ai shkroi fjalë prekëse për të atin, ndërsa kanë qenë të shumta komentet ngushëlluese për të.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj.pas një beteje të gjatë me Covid 19.ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju.Zoti ju Bekoftë .
Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin”, shkruan ai.