Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF ku nuk mungoi humori.
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, nuk e kurseu batutën me personazhin e momentit, pasi lexoi 11 futbollistët më të mirë të vitit që lamë pas.

“Meqë paska vende bosh mund të fusim edhe Luizin e Big Brother-it”, u shpreh Lala duke buzëqeshur.