Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Arrestim për drogë, sherre e akuza për evazion fiskal! Ja cilat janë skandalet më të bujshme të artistëve shqiptarë që ‘tronditën’ opinionin gjatë vitit 2022
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Arrestim për drogë, sherre e akuza për evazion fiskal! Ja cilat janë skandalet më të bujshme të artistëve shqiptarë që ‘tronditën’ opinionin gjatë vitit 2022
Profili i VipaveTë famshëm

Arrestim për drogë, sherre e akuza për evazion fiskal! Ja cilat janë skandalet më të bujshme të artistëve shqiptarë që ‘tronditën’ opinionin gjatë vitit 2022

Last updated: January 1, 2023 21:24
10 Min Read
SHARE

Viti 2022 ka qenë mjaft dinamik sa i përket zhvillimeve të ndryshe në showbizin shqiptar. Bashkë me sukseset e të mirat, sigurisht që nuk munguan edhe skandalet.

Shumë artistë shqiptarë gjatë vitit 2022 u përballën me probleme të shumta, duke bërë kështu që të përfliten në media për një anë që ndoshta ata nuk duan.

Nga arrestimi i Elsa Lilës si e dyshuar për pjesëmarrje në trafik droge e deri te arrestimet e reperëve, e akuzat për mashtrim të Fjolla Morinës dhe ish-burrit të saj – Telegrafi ju sjell si më poshtë një përmbledhje të skandaleve më të bujshme të vitit 2022 nga estrada shqiptare:

Lexo edhe:

“Lumbardhi më ka ngacmuar, por unë…”/ Deklarata e Xhenetës nervozon Kaderin, lë studion në mes të emisionit
Çfarë ndodhi me Eglin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit, vajzat zhdukin këngën e tyre nga YouTube!
“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Fjolla Morina dhe ish-bashkëshorti i saj në akuza për evazion fiskal

Në shkurt të vitit 2022, këngëtarja Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, sipërmarrësi, Fisnik Syla, u akuzuan nga një agjenci udhëtimesh që kishin mashtruar me një pagesë të rreme, duke mbetur borxh në mijëra eurosh.

Ndonëse për rastin në fjalë ishte i akuzua më shumë ish-bashkëshorti i Fjollës – dashje pa dashje edhe këngëtarja u infiltrua në ngjarjen në fjalë.

Kur ajo ishte kontaktuar nga emisioni “Kiks” (ku edhe ishte bërë denoncimi nga akuzuesi), Fjolla ishte përgjigjur duke thënë: “Jo, unë s’i kam mbetur askujt borxh”.

Ndërkohë, sipërmarrësi Fisnik Syla i kontaktuar nga Telegrafi, kishte mohuar tërësisht ngjarjen në atë kohë, duke e quajtur gjithçka një trillim.

“Unë e kam kryer pagesën prej 20 mijë eurosh në formën cash. Ia kam dhënë paratë në dorë, pasi nuk kam pasur kohë të merrem me çështje bankare, pasi më është dashur të vrapoj pas Fjollës, pasi e dijmë të gjithë çfarë problemesh ka pasur ajo në atë kohë [koha kur këngëtarja ishte shpallur në kërkim nga autoritet lidhur me arrestimin në kufirin Kosovë-Shqipëri]. Kështu për të më shantazhuar dhe kërkuar më tepër para, personi në fjalë [i referohet pronarit të agjencisë], ka gjetur mënyrën për të më kërkuar ‘borxhin’, i cili në fakt nuk ekziston”, kishte thënë ish-bashkëshorti i këngëtares.

Kjo ngjarje famëkeqe për Fjollën nuk u ndal me kaq, pasi ajo ishte vetëm fillimi i një prishjeje mes çifti, e cila rezultoi me një divorc vetëm pak muaj më vonë.

Reperi Buta “mollë sherri” i një rast tragjik në Ferizaj

Në maj të vitit 2022, një djalë 30-vjeçar ishte ekzekutuar për vdekje në Ferizaj.

I ndjeri me inicialet G. H., u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga i dyshuari Qëndrim Januzaj (vëllau i reperit Buta) – emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj.

Në dosjen e prokurorisë u përshkrua se motivi i kësaj vrasje dyshohet se kishte të bënte me djegien e një veture të vëllait të të dyshuarit, rep-kengëtarit Buta dhe se i dyshuari ka pretenduar se vetura i ishte djegur nga tashmë i ndjeri G.H.

Buta bëri një reagim publik vetëm pak javë më pas, ku mes të tjerash kishte akuzuar mediat se po shpifin në kurriz të vëllait të tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po mundem t’jua kthej të gjithëve. E mediave, portaleve edhe ‘gazetarëve’ duhet me ju ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpifë për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja, e nuk ndikohen aq sa doni ju”, ka shkruar Buta në InstaStory.

Ndërkohë, në korrik reperi ferizajas i kishte njoftuar fansat e tij se nuk do të mbante koncerte gjatë sezonit veror, për shkak të tragjedisë.

“Për shkak të rastit që ka ndodh, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendos me i anulu të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësi që ka ndodh”, ka shkruar Buta në postim.

Ndërkohë, ai filloi t’i rikthehej koncerteve dhe prurjeve muzikore pas muajit shtator, përkatësisht pas përfundimit të sezonit veror.

Fero xhirohet duke rrahur një person në makine

Në muajin korrik, reperi Feronit Shabai – Fero u bë temë e mediave për shkak të një videoje e cila qarkulloi në rrjetet sociale dhe mediat online.

Ai ishte protagonist i asaj videoje ku shihej duke shqelmuar një qytetar në veturën e tij – ngjarje e cila ka ndodhur në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

I njëjti ishte vënë nën pranga nga policia për këtë vepër nën akuzën “sulm”, ku edhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Reperi gjilanas u lirua në muajin gusht, teksa lajmin për Telegrafin në atë kohë e konfirmoi avokati i tij, Ilri Shaqiri.

“Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakoordësi dhe janë pajtuar”, ishte shprehur avokati i reperit.

Don Xhoni i arrestuar për armëmbajtje në makine

Reperi Don Xhoni ishte arrestuar gjatë qershorit të vitit 2022, në Prishtinë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ishte marrë në pyetje nga policia pasi atij i ishin gjetur një revole dhe disa fishekë brenda veturës së tij.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar kur edhe i ishte sekuestruar revolja e tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë të këtij kalibri.

Ndërkohë, vetëm një ditë më pas, interpretuesi i hitit “Katile” kishte publikuar në InstaStory një fotografi të tijën, duke treguar se ishte liruar nga policia.

Ai kishte hyrë edhe në një ‘takim live’ me ndjekësit në Instagram për t’u treguar fansave të tij se gjithçka ishte në rregull, gjersa kishte shprehur respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre.

Pas pranimit të fajësisë, Don Xhoni në seancën e mbajtur më 18 nëntor, ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Elsa Lila akuzohet si pjesë e një grupi kontrabandues droge

Pa dyshim që një nga skandalet më të mëdha të vitit goditi këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila.

Artistja e cila jeton dhe vepron në Romë të Italisë, u arrestua në muajin mars nga autoritet italiane, si e dyshuar për pjesëmarrje në rrjetin e një trafiku droge.

Sipas gazetës italiane ‘Corriere della Sera‘, mbi rastin në fjalë ishin lëshuar 13 fletë-arrestime dhe pjesë e grupit kriminal ishin shqiptarë dhe italianë – ku presupozohej që interpretuesja e hitit “Diferenca je ti” kishte rolin e llogaritares së grupit.

Ajo ishte arrestuar më datë 16 mars, duke shkaktuar kështu një bujë të madhe si në mediat shqiptare ashtu edhe ato italiane me akuzat famëkeqe.

Ndërkohë, në muajin maj, Elsa u lirua nga autoritetet italiane dhe konfirmimin e dha avokati i saj, Saimir Visha.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, kishte deklaruar atij.

Vet Elsa nuk ishte prononcuar mbi rastin, gjersa vetëm pak muaj më vonë ajo do të shënonte një rikthim megaloman në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo u rikthye në këtë festival si konkurrente pas 25 vitesh, duke garuar me këngën “Evita”, të cilën e kishte shkruar dhe kompozuar vet në dedikim të vajzës së saj, që mban po këtë emër.

Megjithëse mori vlerësime të larta dhe u shpall si kënga fituese e Festivalit të 61-të të RTSh-së, “Evita” nuk mori edhe biletën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2023”, pasi publiku zgjodhi këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti

Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Më iku drita e shpirtit”, Eli Fara flet reagon për humbjen e madhe: Nuk besoj se do ta kalojë ndonjëherë
Next Article Nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori! Paralajmërojnë sinoptikanët: Ja çfarë pritet në vitin 2023

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin! Policia hesht
Aktualitet
June 9, 2025
Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot
Horoskopi
June 9, 2025
E hënë përvëluese, Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan
Moti
June 9, 2025
“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo analizon lojtarët: Manajn e caktova unë për penalltinë
Sport
June 8, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

June 2, 2025
Të famshëm

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

June 2, 2025
Të famshëm

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

June 2, 2025
Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?