Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Pse zgjohemi shpesh në orën 3 të mëngjesit të frikësuar?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Kuriozitete > Pse zgjohemi shpesh në orën 3 të mëngjesit të frikësuar?
Kuriozitete

Pse zgjohemi shpesh në orën 3 të mëngjesit të frikësuar?

Last updated: November 4, 2022 07:16
6 Min Read
SHARE

Kur zgjohem në orën 3 të mëngjesit, jam i prirur të përjetoj mendime të frikshme dhe të zymta. Dhe e di që nuk jam i vetmi. Një miku im i quan mendimet e orës 3 të mëngjesit “si të menduarit përmes telave me gjemba”. Mendimet në atë orë të natës, janë shpesh shqetësuese dhe të errëta.

Çuditërisht, ato shqetësime zhduken gjatë ditës, duke dëshmuar se mendimi i orës 3 të mëngjesit ishte krejtësisht joracional dhe joproduktiv. Atëherë çfarë ndodh në ato momente? Unë jam një studiues i psikologjisë, me fokus gjendjen shpirtërore, gjumin dhe sistemin cirkadian (orën e brendshme që rregullon gjumin). Ja çfarë thotë studimi i fundit mbi atë që mund të fshihet pas kësaj përvoje.

Çfarë ndodh në trupin tuaj në orën 3 të mëngjesit?

Lexo edhe:

Sot ‘Dita e Babait’, si lindi festa që nderon figurën atërore
Këta janë emrat më të përhapur për fëmijë në Shqipëri
Pesë gjëra që çiftet e lumtura bëjnë çdo fundjavë
Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Në një gjumë normal, neurobiologjia jonë arrin një pikë kthese rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit. Temperatura bazë e trupit nis të rritet, dëshira për të fjetur zvogëlohet (pasi kemi fjetur për disa orë), sekretimi i melatoninës (hormonit të gjumit) ka arritur kulmin, dhe nivelet e kortizolit (hormoni i stresit), nisin të rriten, teksa trupi përgatitet që të nisë ditën tjetër.

Çuditërisht, i gjithë ky aktivitet ndodh i pavarur nga shenjat e mjedisit, siç është drita e agimit. Natyra vendosi shumë kohë më parë që lindja dhe perëndimi i diellit janë aq të rëndësishme saqë ato duhet të parashikohen (pra sistemi cirkadian).

Ne fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi është i mirë, ne nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse keni sadopak stres, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi në atë orë, të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme.

Aktualisht ka prova që pandemia aktuale është një faktor shqetësues i gjumit. Pra, nëse jeni duke përjetuar zgjime në orën 3 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Stresi ndikon gjithashtu tek pagjumësia, dhe njerëzit bëhen shumë hipervigjilentë duke ndenjur zgjuar.

Mendimet e errëta të orëve të vona

Si një terapist në fushën e aftësive njohëse, unë e them ndonjëherë me shaka se e vetmja gjë e mirë e zgjimit në orë 3 të mëngjesit, është se na jep të gjithëve një shembull të gjallë të mendimeve të errëta. Rreth kësaj kohe të ciklit të gjumit, ne jemi në pikën tonë më të ulët fizike dhe njohëse.

Nga pikëpamja e natyrës, kjo është menduar të jetë një kohë e rimëkëmbjes fizike dhe emocionale, ndaj është më se e kuptueshme që burimet tona të brendshme janë të ulëta. Por në mesin e natës ne na mungojnë burimet e tjera, lidhjet shoqërore, asetet kulturore, të gjitha aftësitë me të cilat një i rritur i përballon situata sfiduese.

Me asnjë nga aftësitë dhe pa kapitalin tonë njerëzor, ne qëndrojmë vetëm në errësirë ​​me mendimet tona. Prandaj mendja ka pjesërisht të drejtë kur arrin në përfundimin se problemet e krijuara janë të pazgjidhshme. Dhe në orën 3 të mëngjesit, shumica e problemeve duken vërtet të tilla. Pasi të lindë Dielli, ne hapim radion, pimë diçka, dhe problemet tona të orës 3 të mëngjesit i shohim nga një perspektivë tjetër.

Atëherë, çfarë mund të bëjmë për këtë dukuri?

A keni vënë re se mendimet e orës 3 të mëngjesit, janë shumë të përqendruara te vetja? Në errësirën e qetë të natës, është e lehtë të rrëshqasësh në mënyrë të pavetëdijshme në një gjendje egocentrizmi ekstrem. Duke u sjellë rreth konceptit “unë”, ne mund të krijojmë ndjenja të dhimbshme duke u kthyer pas në kohë, si faji apo keqardhja.

Ose i kthejmë mendimet tona të lodhura në të ardhmen gjithmonë të pasigurt, duke gjeneruar kësisoj frikëra të pabaza. Budizmi ka një qasje të fortë ndaj këtij lloj aktiviteti mendor:vetja është një trillim , dhe ai trillim është burimi i çdo shqetësimi.

Shumë prej nesh tani praktikojnë meditimin budist për të menaxhuar stresin gjatë ditës. Unë e përdor atë kur zgjohem në orën 3 të mëngjesit. Fokusohem tërësisht tek shqisat e mia, dhe veçanërisht tek zhurma që krijon frymëmarrja ime.

Kur vërej lindjen e mendimeve të ndryshme, e kthej butësisht vëmendjen time tek zhurma e frymëmarrjes time. Ndonjëherë ky meditim funksionon, ndonjëherë jo. Nëse jam ende i mbërthyer nga mendimet negative, pas 15 apo 20 minutash, ndjek këshillën e terapisë njohëse të sjelljes dhe ngrihem nga shtrati, ndez abazhurin dhe lexoj.

Ky veprim mund të duket i zakonshëm, por në orën 3 të mëngjesit, mund t’ju ndihmojë të dilni nga qerthulli i të menduarit tuaj joproduktiv. Edhe një këshillë e fundit:është e rëndësishme të bindni veten (gjatë orëve të ditës), se doni të shmangni mendimet e zymta.

Për të mos u shqetësuar, nuk mund të mos ndaleni tek filozofët stoikë . Zgjimi dhe shqetësimi në orën 3 të mëngjesit, është një dukuri shumë e kuptueshme dhe shumë njerëzore. Por sipas mendimit tim, nuk është një zakon shumë i shëndetshëm.

Zbuloni 6 shenjat që kanë njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale

E thotë studimi, ja në cilën moshë njerëzit ndihen më të vetmuar

Cila është gjuha më e lehtë për t’u mësuar në botë, sipas një agjensie përkthimi

Zbuloni se sa përqafime në ditë na duhen për t’u ndjerë të lumtur

Pesë mënyra të thjeshta për të ngritur humorin tuaj në ditë të vështira

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Projekte të reja ju presin …”, Horoskopi i ditës së premte, 4 nëntor 2022
Next Article E braktisi mamaja në moshën 5-vjeçare, vëllai i Princeshë Dianës zbulon detaje nga marrëdhënia e saj familjare

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fati troket në derën tuaj! Këto janë 3 shenjat më të favorizuara të javës
Horoskopi
June 16, 2025
Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4: Nuk është siç duket nga jashtë
Të famshëm
June 16, 2025
“I dashuri i Kaderit më ka kërcënuar”, Xheneta bën deklaratën e fortë: Më telefonoi dhe…
Tv Shows
June 16, 2025
Dalin fotot, Sara Hoxha dhe Erik Fullani kalojnë pushimet bashkë në jug të vendit
Të famshëm
June 16, 2025

Lexo edhe:

Kuriozitete

Akrepat lëvizin një orë përpara, rikthehet ora verore

March 30, 2025
KurioziteteTeknologji

Si ndikojnë mediat digjitale në marrëdhëniet tona

March 26, 2025
Kuriozitete

Çiftet që bëjnë këto 5 gjëra para gjumit, mund ta shpëtojnë lidhjen e tyre

March 25, 2025
KurioziteteUncategorized

Ja kur rikthehet ora verore! Akrepat do të lëvizin një orë përpara

March 21, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?