Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pajtohet Iliri me Sabianin? Zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur, çfarë kanë diskutuar pas deklaratave publike
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Pajtohet Iliri me Sabianin? Zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur, çfarë kanë diskutuar pas deklaratave publike
Të famshëm

Pajtohet Iliri me Sabianin? Zbulohen prapaskenat e miqësisë së krisur, çfarë kanë diskutuar pas deklaratave publike

Last updated: October 23, 2022 20:08
8 Min Read
SHARE
Banner

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Këngë, dedikime, premtime ishin një pjesë e asaj që u pa nga kjo dyshe kaq simpatike. Por, duket se gjërat mes tyre ndryshuan shpejt pas daljes, duke pësuar kështu një krisje. Sabiani deklaroi disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Por, mesa duket miqësia mes tyre është përmirësuar së fundmi. Iliri ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet, teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të datëlindjes.
Në këtë video kanë ardhur shumë urime, ku menjëherë vihet re komenti i Sabianit.

“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkruan Sabiani. Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një përgjigje e Ilirit. Duket se ditët e fundit dy miqtë kanë mundur të sheshojnë keqkuptimet mes tyre, duke iu rikthyer edhe njëherë aty ku e lanë, por natyrisht që këtë herë do ta marrin më me “nge” këtë pajtim.

Lexo edhe:

Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit
Videot intime, Monika Lubonja dorëzon padi ndaj Adi Hilës
Protestuesit i zunë pritë dhe e qëlluan me vezë, reagon gazetari Bledi Mane: Ishin 30 vetë, por unë nuk ia mbatha dhe u përballa!
Blerina Matraku reagon sërish: Unë nuk kërcënoj njeri, autoritetet të zbulojnë kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot

Nga burime, kemi mundur të mësojmë se tashmë djemtë kanë folur, duke lënë pas ndodhinë që i distancoi. Ndonëse u raportua se dy personazhet u zunë pikërisht për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që Iliri fitoi, e vërteta ishte ndryshe. Sherri mes tyre nisi pikërisht kur Sabiani e ftoi Ilirin në klipin e tij dhe ky i fundit e refuzoi. E gjitha kjo u zbulua, kur këngëtari ishte i ftuar te vëllezërit Veshaj dhe u shpreh se më së shumti ishte vëllai i tij që kishte përfituar prej tij brenda “Big Brother”.

Më tej, ai u shpreh se deklarata e tij është keqkuptuar, pasi sqaroi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini. “E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëritjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”, u shpreh Sabiani, teksa ishte i ftuar në “E Diell”. Rikujtojmë se pas deklaratës së këngëtarit, reagoi edhe fituesi. “Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëritjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.

Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”, u shpreh ai. Por pak kohë më pas, Iliri reagoi sërish, duke i vënë vulën përfundimit të miqësisë.

“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim, ka çudi dhe ka një lloj keqardhje, sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, theksoi ai. Duket se fituesi i ‘Big Brother’ e ka quajtur të tepërt kërkesën e Sabianit për të vendosur imazhin e tij në klipet e tij, duke etiketuar këtë kërkesë si abuzim. Ndërkohë, edhe ish-banorët e kanë ironizuar prishjen e miqësisë.

I ftuar në “Fitstation”, Meridiani është pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, duke ironizuar Sabianin, ai u shpreh se çfarëdolloj gjëje që të ndodhte, vëllait të tij do i shkonte në dasmë. “Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë”, tha ish-banori.

Megjithatë, si brenda në lojë, edhe jashtë ata u pozicionuan në krah të njërit apo tjetrit, ndonëse pak dinin se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Pas Monika Lubonjës edhe Donald Veshajt, ka “thumbuar” Ilir Shaqirin. Ai ka postuar në “Instastory” këngën më të re të Sabianit ku shkruan: “E ka bërë për mua këtë”. Kjo është shprehja “legjendare” e fituesit të “Big Brother Vip”, e cila është bërë virale kudo. Ju kujtojmë që disa kohë më parë Ilir Shaqiri deklaroi publikisht se kishte refuzuar ftesën e Donald Veshajt për të qenë pjesë e emisionit të tij “Më Lër Të Flas”.

Monika Lubonja ishte personazhi që më së shumti e sulmoi këtë miqësi. E ftuar në “Wake Up” aktorja ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti. “Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta. I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’.

I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha ‘po’. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli. Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë’, është shprehur Monika. Ju kujtojmë që mungesa e Sabianit në dasmën e Ilirit ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë. Teksa miku i tij festonte në Durrës, këngëtari ndodhej në Dhërmi, duke darkuar me djalin e vogël dhe një mikun e tij. Megjithatë, Iliri tha se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.

Por, shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë. Por nga çfarë kemi mundur të mësojmë, Sabiani nuk ka marrë ftesë nga Iliri. Natyrisht që këngëtari ka qenë në dijeni të dasmës, teksa Iliri po e përgatiste dhe dukej se ai do të ishte një ndër të ftuarit kryesorë, por sherri i javëve të fundit e ka lënë artistin të paftuar në dasmën e ish-mikut të tij.

Të paktën pa një ftesë zyrtare. Por duket se pak para ditëlindjes së vajzës së balerinit, raporti i tyre ka mundur të rikuperohet. Kjo ka bërë që Sabiani ta tregojë edhe publikisht urimin e tij për Emily, që më herët e ka quajtur edhe mbesën e tij. Me ndërhyrjen e miqve, por edhe familjarëve, dy “vëllezërit” kanë sheshuar mosmarrëveshjet. Megjithatë, Sabiani është tërhequr nga kërkesa e tij për të pasur Ilirin në klip, duke qenë se përgjigjen e mori disa muaj më parë. Përgjigje që kushtëzoi miqësinë e tyre të brishtë.

Blerina Matraku thyen heshtjen: Adi më tha se ishte i divorcuar, i kërkoj falje gruas dhe vajzave!
Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës
Videot intime të personazheve publike, Agron Llakaj: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë
Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë
Biseda me Monika Lubonjën, Ema Andrea zbulon gjendjen e aktores pas videove intime!

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article 20 vite më vonë, “Zhade” përsërit vallëzimin e saj ikonik në serialin “Kloni” (Video që po qarkullon me shpejtësi)
Next Article Shmangni konfliktet, çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e horoskopit sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
Ekonomi
October 7, 2026
“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Aktualitet
October 7, 2026
Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat
Moti
October 7, 2026
Horoskopi 7 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 7, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Agron Llakaj reagon për videot intime të Adi Hilës, zbulon detajin e çuditshëm

October 4, 2026
Tv Shows

Emri i emisionit të Luiz Ejllit ndez debat në rrjet: Live, por jo live?

October 3, 2026
Profili i Vipave

Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime që u shpërndanë në rrjet

October 3, 2026
Të famshëm

Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm në një dasmë: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

October 3, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?