Friday, December 27, 2024

Si të shpëtoni kur bllokohet ashensori

Një ndër makthet më të këqija është ngecja në ashensor. Në një situatë emergjente si kjo është e rëndësishme si të jemi të përgatitur sepse mund të na ndodh edhe neve.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla të rëndësishme sesi duhet të sillemi nëse ashensori bllokohet dhe si të dalim prej tij nëse është e nevojshme.

Ruaj qetësinë

Në një situatë emergjente, paniku mund të jetë shumë më shkatërrues sesa vetë fatkeqësia. Ndërsa jeni të bllokuar në një ashensor:

-Mundohuni të merrni frymë normalisht. Nëse bien në mënyrë paniku mund të përjetoni mangësi të oksigjenit pasi që ashensorët nuk ajroset siç duhet.

-Merrni frymë thellë.

-Qetësoni rrahjet e zemrës duke u ngritur lartë ose duke përdorur “pozën e supermanëve”.

Kërko ndihmë

Para se të bëni diçka, mundohuni të kërkoni ndihmë duke përdorur butonin që është shënuar me zile. Megjithatë, nëse energjia elektrike nuk funksionon, ky nuk mund të jetë një opsion.

-Lërini njerëzit e tjerë të dinë se keni ngecur duke bërë sa më shumë zhurmë të jetë e mundur.

-Merrni një këpucë dhe zhurmoni në pjesët metalike të derës së ashensorit.

Gjeni një burim drite

Nëse mungon energjia elektrike , përpiquni të gjeni një burim drite, mund të qetësoni panikun dhe do t’ju ndihmojë të shihni butonat.

-Përdorni dritën flash të telefonin tuaj.

-Nëse ke një elektrik dore, mund ta përdorësh edhe atë.

-Mos përdorni një çakmak pasi nuk është vetëm i rrezikshëm, por do të harxhojë oksigjenin që ju nevojitet.

Telefono recepsionin

Nëse butoni i thirrjes nuk punon, mos nxitoni për arratisje.

-Së pari, provoni ta thërrisni recepsionin ose numrin e urgjencës. Numri mund të gjendet në muret e ashensorit ose në tabelën e butonave.

-Provo të gjithë butonat për të hapur derën.

Nëse ashensori është bllokuar në një nga katet dhe thjesht hapet:

-Mos vazhdoni të shtyni butonin e katit ku ju donit të shkonit më parë.

-Mundohuni të shtypni butonin e katit në të cilën jeni bllokuar.

-Nëse kjo nuk funksionon, provoni butonin që hap derën.

Tregohu i duruar

Nëse dikush po vjen për t’ju marrë, përpiquni të zini veten me sa keni mundësi:

-Flisni me dikë

-Bëni një telefonatë

-Luaj lojëra në smartfon.

Shtypni butonin “Stop”

Nëse keni nevojë për një emergjencë mjekësore apo diçka të ngjashme më vlerë, kjo do të thotë se nevojë për të shpëtuar nga ashensori është e madhe.

-Përcaktoni nëse keni nevojë absolute për t’i shpëtuar vetë.

-Shtypni butonin “Stop”.

-Nëse është e bllokuar, tërhiqeni dhe shtypni përsëri.

Bëj një plan shpëtimi

Para së gjithash, sigurohuni që ashensori të mos jetë mes kateve ose në ndonjë pozicion tjetër të vështirë.

Pastaj bëni si më poshtë:

-Mundohuni hapni dyert e ashensorit.

-Rikontrolloni pozicionin e ashensorit.

-Tërhiqni ndërprerësin duke mbajtur derën bosht të mbyllur dhe pas kësaj, hapni derën.

-Dilni nga ashensori.

-Ndihmoni të bllokuarit e tjerë.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles