Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
E teksa padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut. Këtë herë jo për ndonjë dedikim, ‘thumb’ apo projekt të ri në karrierën e saj por për ndjekësit e saj që e duan dhe e mbështesin në çdo hap të sajin. Pak më parë me anë të një Instastory, teksa na ka treguar një video shumë emocionuese që ata kishin krijuar për prezantuesen, krahas është shprehur për ta me fjalët më emocionuese.
“Oh sa më preku kjo video. Mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam dhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri! Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kushte që më jepni çdo ditë! Ju dua”.