Friday, December 27, 2024

Konflikti që përfundoi në sherr, si nisi përplasja mes Noizy-t dhe Cllevios, tritoli te biznesi dhe arrestimi

Të hënën më datën 6 qershor, një video e shkurtër nga një sherr në Durrës publikua nëpër media rozë e rrjete sociale. Të përfshirë në këtë sherri ishin rep-artistët, Rigels Rajku i njohur si “Noizy” dhe Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si “Cllevio Serbiano” apo “Hudra aka Problemi”. Në këtë sekuencë të shkurtër shihej, Noizy duke e grushtuar Cllevion, ku ky i fundit tentoi të ikw nga vendi, por që u zu nga Rigelsi dhe anëtarët e grupit të tij.

Historia e konfliktit

Kjo ngjarje erdhi si pasojë e ofendimeve të bëra vazhdimisht nga Cllevio nëpër rrjete sociale. Ai kishte filluar pothuajse para dy vitesh të bëhej viral nëpër rrjete sociale, ku thyente rekorde të shikueshmërisë. Gjatë kësaj kohe, ai ofendonte rëndë Rigelsin dhe anëtarët e grupit “OTR”, madje kishte publikuar edhe një video duke e ndjekur me makinë babanë e reperit, këto provokime përfunduan pasi Cllevio u arrestua në muajin mars të vitit 2021 në Shqipëri.

Gjatë 13 muajve që Cllevio ishte në burg, në “botën” e showbizit shqiptar ndodhi pajtimi i dy rivaleve Noizy dhe Arkimed Lushaj apo siç njihet ndryshe Stresi, të cilët i harruan ofendimet, “diss-at”, përleshjet dhe ia zgjatën dorën e pajtimit njëri-tjetrit. Por, në momentin që Klevioli u lirua nga burgu, Arkimedi dhe shoqëria e tij i kërkuan që të mos vazhdonte më me ofendime ndaj grupit “OTR” dhe veçanërisht ndaj reperit “Noizy”, shkruan Express.

Ai kishte premtuar se nuk do të ofendonte por se këtë premtim nuk e mbajti edhe aq gjatë, jo vetëm që filloi të ofendonte sërish të njëjtit persona, por tashmë i kishte prishur edhe raportet me mikun e tij më të ngushtë, Stresin. Para pak ditësh, Cllevio publikoi një bisedë që e kishte bërë me Noizy-n në rrjetin social WhatsAPP”.

Të hënën, ai kishte paralajmëruar përmes videove në rrjetin social “Instagram” se ka vendosur të shkonte tek restoranti i Noizy-t, i cili gjendet në rrugën Currila në Durrës. Në videot që ai publikonte shihej që ishte së bashku me disa miq dhe ishin me më shumë se tri makina, që sipas Cllevios ishin duke bërë xhirimet për videoklipin e këngës së tij të re dhe kishte vendosur t’i kërkonte falje Noizyt.

Por, që situata u tensionua menjëherë si doli Rigelsi nga lokali i tij u vërsul në drejtim të Klevios për ta goditur atë, por ky i fundit arriti t’i shpëtonte goditjes së parë duke tentuar të iktë ai u zu nga Noizy dhe dy anëtarë tjerë të grupit “OTR”.

Çfarë ndodhi pas sherrit?

Pas rrahjes, Cllevio hyri “live” me një mik të tij në rrjetin social “Instagram”, ku u shpreh se reperi Noizy e kishte pritur atë shumë mirë, madje u shpreh se tashmë keqkuptimet kanë mbaruar dhe nuk do të ketë më probleme. Por, pasi nëpër rrjete sociale filloi të publikohet video-ja, doli Cllevio dhe tregoi versionin e tij, se si është sulmuar dhe që ka shkuar për t’i kërkuar falje e jo për ndonjë qëllim të keq.

Më vonë, erdhi edhe reagimi i Noizyt, i cili gjithashtu hyri “Live” në rrjetin social “Instagram” duke thënë: “Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”. Në mëngjesin e së martës, erdhi një reagim tjetër nga Noizy, i cili publikoi dy fotografi, ku në to shkruhej:

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”.

Ndërsa, Cllevio kishte shkuar për kontroll mjekësore, ku përmes një fotografie tregoi se Rigelsi e kishte lënë atë me pasoja dhe se kishte mpiksje të gjakut në kokë: “Pasoja fatale nëqoftëse nuk ma heqin mpiksjen e gjakut në kok do vini këtu me merrni për te banesa. Bravo noizy do bëhesh vrasës”, shkroi ai duke publikuar një fotografi të murgut.

Pas kësaj, ai publikoi një video ku shihej me lot në sy nga makina dhe se ishte postimi i fundit në rrjete sociale, pasiqë në orët e pasdites policia e shtetit të Shqipërisë njoftoi për arrestimin e tij. Reagimi i Noizy’t pas këtyre të Cllevios ishte i menjëhershëm ku shkroi: “Ju siguroj që vetëm nuk ka qen.. Por 4 makina plot me cuna… Qe vetëm 2 veta i dolën zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardhur me bo video gjithë me telefona ndor”, shkroi fillimisht.

Madje, pati edhe disa fjalë për kërkim faljet e Cllevios. “E kemi pa sa her ka kerku falje dhe mbas 30 minutash prap tu sha. I kemi pa të gjitha… kto lajkat sua ble kush”, përfundoi ai. Cllevio ishte liruar në muajin Prill pas 13 muajve burgim, e që ditën e martë u arrestua pasiqë theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Vendosja e tritolit në bizneset e Noizy-t

Dy ditë pas ngjarjes, pra ditën e djeshme një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Ky shpërthim ndodhi në lokalin e “Noizyt”, ku në të ka linjën personale të rrobave, teksa mbi të gjendet “Shisha Bar Lounge Rigelsi”, lokal të cilin reperi e kishte paralajmëruar ri-hapjen për datën 10 qershor. Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka njoftuar se janë sekuestruar kamerat e sigurisë, teksa Noizy kishte deklaruar në Polici se ka problem vetëm me një person dhe ai është reperi, Cllevio.

Reagimet e personazheve të njohura lidhur me sherrin, Noizy-Cllevio

Edhe para se të ndodhte rrahja në mes tyre, personazhe të njohura e miq të këtyre palëve kishin kërkuar Kleviolit të mos e ofendonte më reperin, Noizy dhe asnjë anëtarë tjetër të grupit “OTR”, gjë të cilën vazhdonte ta bënte çdo ditë ai. Pas rrahjes, ishte Stresi ai i cili hyri “Live” në rrjetin social “Instagram” duke folur për ngjarjen.

“Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them”, tha Arkimed Lushaj i njohur si Stresi. Ndërsa, edhe Ols Nazari, Aleks Vishaj, Biiemti e ish-fituesi i “Big Brother Albania 5”, Anaid Kaloti reaguan përmes videove për këtë gjë.

Ngjashëm si Stresi edhe Olsi e Aleksi kishin kërkuar që kjo gjë të mbyllej dhe të mos vazhdonte më, pas rrahjes ata u shpreh se kjo gjë tashmë mori fund. Por, ishte reperi “Biiemti” i cili po vazhdon përmes videove në rrjete sociale duke kërcënuar Noizyn.

“Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës”, tha ai ditën e djeshme në njërën prej videos. Ndërsa më vonë u shpreh se do të marr gjakun e Cllevios dhe se kush vë dorë në pjesëtarët e TBA-së i ka thënë ferrit hapu.

Emri i Cllevios ndoshta tashmë është bërë i njohur për disa nga ju, por kush është Cllevio Serbiano?

Reperi, Kleviol Ahmeti ka lindur në vitin 1986 dhe është me prejardhje nga qyteti i Lushnjës, ai kishte jetuar 11 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte pjesë e grupit “The Bloody Alboz”, teksa mbante nofkën “Hudra AKA Problemi”, pasi u kthye në Shqipëri ndryshoi nofkën në “Cllevio Serbiano” e që në vitet e fundit u bë i njohur përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2014, Cllevio u arrestua për “Trafikim Droge”, pasi rrezoi një avion të llojit “Piper” që ishte nisur nga Italia me destinacion Divjakën, raporton Express. Dënimin e përfundoi pas 6 vitesh, kur doli edhe nga burgu pra në 2020-tën dhe vazhdoi të publikonte projekte muzikore, e që më pas filloi të hynte në “Live” në rrjetin social “Instagram” së bashku me personat e njohur nga ky rrjet social si “Kozak”-un. Ndërsa, publikonte fotografi me artistët si “Stresi”, “Fero” e Morena Taraku./Gazeta Express

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles