Tashmë Robert Berisha dhe partnerja e tij Laureta Maqedonci nuk kanë nevojë të fshihen pasi kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë.
Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Nuk e ekzagjerojmë kur themi kudo, madje edhe në lavazh, modelja ndodhet krah partnerit të saj.
Këtë e ka bërë me dije vetë Laureta me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar një video. Në video duket Roberti i cili po lanë motorin e tij.