Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Historia/ I hyri në zemër dhe në shtëpi, 29-vjeçari zhvat të moshuarën, i merr 135 mijë euro borxh dhe zhduket
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Historia/ I hyri në zemër dhe në shtëpi, 29-vjeçari zhvat të moshuarën, i merr 135 mijë euro borxh dhe zhduket
Aktualitet

Historia/ I hyri në zemër dhe në shtëpi, 29-vjeçari zhvat të moshuarën, i merr 135 mijë euro borxh dhe zhduket

Last updated: December 29, 2021 10:51
5 Min Read
SHARE

Një 64-vjeçare e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregullt dhe me shumë para. E moshuara e mbajti të riun që jetonte në Zvicër me origjinë nga Kosova për disa muaj në hotel, dhe i riu i kishte hyrë aq në zemër sa u kujdes për të edhe kur u infektua nga Covid- 19.

Çështja e denoncuar pranë drejtorisë vendore të Tiranës dhe konkretisht pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomiko financiar tregon se të moshuarës iu zhvatën plot 135 mijë euro, që herë pas here ajo i tërhiqte nga llogaritë bankare e bindur se një ditë do t’i ktheheshin.

Banner

Burimet e Gazetasi.al pohuan se e dëmtuara me inicialet M.C., kishte një shumë të konsiderueshme të ardhurash dhe një llogari që e vendosi nga shitja e shtëpisë private në Tiranë. Sakaq gruaja po shfrytëzonte si minihotel me qira ditore dhe mujore një objekt tjetër duke e administruar atë.

Lexo edhe:

Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Alarm për enët e kuzhinës me substancë kimike, tërhiqet produkti nga tregu shqiptar
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet

“Në këtë banesë erdhi një klient me inicialet e emrit Q.K., i ditëlindjes 1992 – nis rrëfimin e moshuara. Më ka thënë që jetonte në Zvicër. Duke nisur nga koha e gjatë që qëndroi u miqësova me të dhe krijuam lidhje familjare, miqësi të ngushtë familjare. E respektoja”, thekson më tej 64-vjeçarja të cilën e priste një surprizë shumë e hidhur dhe një nga mashtrimet më të mëdha të jetës.

E moshuara nisi të frekuentohet familjarisht me djaloshin, duke dalë për dreka dhe darka e duke u njohur madje edhe me nusen e klientit e cila ishte shtatzënë.

“Më tha se ishte prekur nga COVID-i dhe për të mos e lënë në prezencë të personave të tjerë e izolova në shtëpinë time ku e lashë të jetojë i izoluar dhe mos të kontaktonte me askënd. Këtij personi i kisha thënë që kisha vlera monetare nga shitja e shtëpisë dhe më kërkoi në formë borxhi 50 mijë euro”.

Gruaja kujton se me muajt që kishte kaluar dhe njohjen e madhe që pati midis tyre, kishte besim të jashtëzakonshëm tek ai. Dhe nuk pati asnjë lëkundje kur i riu e garantoi se punë ditësh sapo t’ia zhbllokonin pasuritë do ia kthente. Natyrisht që ai i përmendi mirënjohjen.

“Ja dhashë menjëherë, shkova në bankë i tërhoqa dhe ia dhashë, nisur nga besimi i madh tek ai. Më pas Q. K. duke u ankuar për andrallat që i kishin hapur në Zvicër kërkoi 30 mijë euro, 28 mijë euro, 20 mijë euro. Nuk llogaris shumat e vogla që i dhashë prej 6 mijë euro, 400 euro, 500 euro”.

Duke numëruar faturat e moshuara i thotë policisë sipas burimeve se në total ajo i besoi të riut plot 135 mijë euro. Krisjet mes dy miqve nisën kur e moshuara ka nisur të pyesë se kur do ia kthejë borxhet
“Filloi të më mashtrojë, fliste në telefon me një person që e quante drejtori i bankës në Zvicër. Premtoi se do mi kthente të gjitha së bashku në një dorë, paratë e mia dhe të fëmijëve, se së shpejti do i hapej llogaria bankare dhe ndërkohë qëndronte në shtëpinë time. Më përsëriste të isha e qetë se do t’i merrja paratë e mia dhe se nuk ishte mashtrues”.

Duke nënvizuar vazhdimisht në kallëzimin e saj se vijonte të kishte besim tek djali i ri, e moshuara kujton se i hyri aq për zemër djali nga Kosova saqë në një rast ftoi edhe nënën e tij për vizitë në Tiranë.

“Ne takoheshim familjarisht dhe vazhdojmë me miqësinë familjare, ndaj nuk preferoj që në këtë çështje të përfshihen anëtarët e tjerë. Kërkoj kthimin e parave dhe asgjë tjetër”, këmbëngul gruaja në polici.

Burimet i thanë Gazetasi.al se kanë tërhequr si prova faturat nga bankat ku e moshuara shfaqet së bashku me djaloshin e ri, i cili me kërkimet e policisë aktualisht rezulton me telefon të fikur dhe nuk dihet se ku fshihet. Policia ka sekuestruar bisedat në telefon mes gruas dhe të riut, ku ajo i lutet për paratë dhe ai e qetëson: ki besim tek unë./Gazeta Si

“AMA” franceze gjobit vetëm një televizion me 3.5 milionë euro për sharjet “idiot, i trashë”
URF – AMP/ Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv
Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
TAGGED:E moshuaraTirane

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Surpriza dhe ndryshime të mëdha! Shenjat më me fat për vitin 2022 sipas astrologes Meri Shehu
Next Article E ka me Bora Zemanin apo me Romeon? Donaldi shpjegon kuptimin e shenjës që ai bën vazhdimisht brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026
Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të shtunë!
Moti
November 7, 2026
Horoskopi 7 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 7, 2026
Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
Tv Shows
November 6, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

November 4, 2026
Sociale

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive

November 4, 2026
Aktualitet

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?

November 3, 2026
Aktualitet

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin

November 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?