Partia Demokratike gjate muajit korrik, zbriti ne baze dhe i dha mundësinë anëtarëve të saj për të bërë propozimet e tyre për përfaqësuesit e saj politik, qofshin ata për deputet apo kryetar bashkie!
Në qarkun e Elbasanit bie në sy emri i avokatit Ibrahim Sako i cili për zgjedhjet parlamentare te vitit 2017 ishte kandidat për deputet dhe zgjodhi që në mënyrë demostrative të djeg kërkesën e Komisionit Qëndrot të Zgjedhjeve për marrjen e mandatit të deputetit pasi Partia Demokratike doli nga parlamenti.
Mesa duket aktin, angazhimin dhe opozitarizmin e tij demokratët e kanë vlerësuar duke e propozuar në disa degë të PD-së në qarkun e Elbasanit duke i dhënë atij mbështetjen dhe besimin për t’i përfaqësuar ata në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!