Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “Ishte koha e të mëdhenjve”, si rrallëherë, Margarita Xhepa rrëfen njohjen me të shoqin: Kritiku im më i mirë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > “Ishte koha e të mëdhenjve”, si rrallëherë, Margarita Xhepa rrëfen njohjen me të shoqin: Kritiku im më i mirë
Kulturë

“Ishte koha e të mëdhenjve”, si rrallëherë, Margarita Xhepa rrëfen njohjen me të shoqin: Kritiku im më i mirë

Last updated: November 8, 2021 22:54
4 Min Read
SHARE
Demo

Në një rrëfim prekës, aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun Margarita Xhepa ka folur për njohjen me të shoqin Xhavit Xhepa, aktor dhe këngëtar.

E ftuar në emisionin “N’konfidencë” në RTSH ajo deklaroi se e kishte njohur atë fillimisht si një shok, duke qenë se bota e artit i kishte bërë bashkë shumë herët.

Demo

Por shkëndija mes tyre lindi pak kohë më pas kur ajo bashkë me dy aktorë të tjerë u dërguan në teatër, ku Xhavit Xhepa ishte pjesë, për të formuar trupën e estradës. Veç të tjerash ajo u tërhoq prej fisnikërisë që rrezatonte Xhaviti dhe sjelljes që ai kishte në raport me të tjerët.

Lexo edhe:

“Ben Blushi dhe romani që vetëm ateisti guxoi të botojë”
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez
Bota e artit shqiptar në zi! Shuhet sopranoja Luiza Çako, nëna e Pirro Çakos
DALIN PAMJET e incidentit në TKOB/ Momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

“Ne ishim së bashku në estradë. Mua më çuan nga teatri për të krijuar trupën e estradës. Njiheshim si shokë. Aty u njohëm akoma dhe më afër. Ndihej që vinte nga një familje fisnikësh me një emër të mirë. Dallohej edukata, thjeshtësia. Ishte edhe aktor edhe këngëtar. E donte edhe ai artin. Që në fëmijë hipte në fik dhe këndonte. Na u puq pasioni për artin. U njohëm si shokë në fillim pastaj e pëlqyem njëri tjetrin. Kishte disa gjëra shumë të bukura dhe elegante. Nuk vinte të bërtiste apo të zihej me njeri. Me raport korrekt me njerëzit. Të linte përshtypje shumë të mirë”, shprehet ajo.

Fakti që ndanin të njëjtin profesion i lidhi edhe më shumë së bashku dhe ai ishte kritiku më i mirë i saj, pasi në fjalët dhe vërejtjet e tij nuk mund të dyshonte kurrë.

‘Ai ka qenë ndihma kryesore për mua. Kemi ndihmuar njëri tjetrin. Kur bëja provën gjenerale i thoja dua të jesh në sallë. Të më jepte kritikat. I bënte vërejtjet tamam. Dhe i thoja hajde më shiko. Ka qenë ndihmë e madhe dhe kemi bashkëpunuar me njëri tjetrin. Ai ishte në teatër dhe nuk mund të shkëputej. Kishin shfaqje dy herë në ditë. Në jetë kemi dalë rastësisht”, thotë Margarita Xhepa.

Talentin e jashtëzakonshëm të prindërve e trashëgoi vetëm njëri nga tre djemtë e tyre, aktori i njohur Ndriçim Xhepa. E ëma Margarita Xhepa tregon në RTSH se i biri kishte shfaqur që në fëmijëri karakteristika të veçanta.

“Fëmijët i kam marrë edhe me vete. Ndonjëherë kam fjetur edhe me ta bashkë. Fëmijët kanë bërë zgjedhjet e tyre. Gjithmonë kemi dashur të ecin aty ku kishin prirjet dhe dëshirën e tyre. Ndiçimin e shikonim edhe në tavolinë kur hanin ndryshonte nga dy të tjerët. Nëse ia mbyllnin ne derën dilte nga dritarja si i thonë. Kam pasur role edhe në teatër dhe në kinema me Ndriçmin”, tregon ajo.

Vetëm ai në një intervistë të shkurtër për emisionin “N’konfidencë”  tregon ndjesitë që ka pasur nga rolet që ka ndarë me të ëmën, gjë e cila ia shtonte akoma më shumë përgjegjësinë në një interpretim, pasi ndodhej përballë një aktoreje të madhe që ishte nëna e tij.

Margarita Xhepa pyetet të tregojë disa emra bashkëpunëtorësh që veçon nga karriera e saj, por e ka të vështirë duke theksuar se asokohe ishte koha e të mëdhenjve që punonin me pasion dhe të mahnisnin në rolet e tyre.

“Ishte koha e të mëdhenjve, e aktorëve të mëdhenj. Erdhën me pasion për teatrin. Kur kam parë “Rrënjë të thella” jam mahnitur nga ata aktorë. Ishin njëri më i mirë se tjetri. Zërin e kam ruajtur. Nuk kam pirë kurrë cigare as pije. Kam pasur kujdes. Kam pasur edhe vështirësi. Kam rritur tre djem. Festivali ishte një vlerësim dhe gëzova shumë”, shprehet aktorja.

/Vip-magazine.al/

Shmanget tragjedia në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë pasi tenori italian harroi ta priste
Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur
‘New York Times’ rendit filmin shqiptar “Pikë Uji” si një nga 5 filmat që nuk duhen humbur
Tragjike/ Humb jetën artisti i njohur së bashku me gruan dhe vajzën e tij, dalin detajet e rënda
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar
TAGGED:N’konfidencëXhavit Xhepa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Si rrallë herë! Fjoralba Ponari publikon videon duke shkëmbyer puthje me të dashurin
Next Article Çfarë po ndodh? Fifi e mbyt me puthje Granitin, i bën pyetjen e veçantë(VIDEO)

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Xheneta zbulon si i shpëtoi arrestimit në Dubai
Të famshëm
October 20, 2025
Akuzohen se dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha
Të famshëm
October 20, 2025
Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja, kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë
Të famshëm
October 20, 2025
Mot me diell dhe temperatura deri në 23 gradë Celsius
Moti
October 20, 2025

Lexo edhe:

Kulturë

Qeveria shpall një ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

September 2, 2025
Kulturë

Arti në zi, shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025
Kulturë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

July 6, 2025
Kulturë

Rrëfimi prekës i vajzës së Artan Lames: Java e fundit me babanë tim, më bëri një dhuratë…

June 20, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?