Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “Më i mençuri njeri që kam parë”, fjalimi i jashtëzakonshëm i José Saramagos mbi gjyshërit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > “Më i mençuri njeri që kam parë”, fjalimi i jashtëzakonshëm i José Saramagos mbi gjyshërit
Sociale

“Më i mençuri njeri që kam parë”, fjalimi i jashtëzakonshëm i José Saramagos mbi gjyshërit

Last updated: October 5, 2021 20:50
7 Min Read
SHARE

Më 10 dhjetor 1998, shkrimtari portugez José Saramago mori Çmimin Nobel për letërsi. Me këtë rast ai mbajti një fjalim të mrekullueshëm para Akademisë Mbretërore të Suedisë, në kujtim të gjyshërve të tij, të cilët ai i etiketoi si njerëzit më të mençur që kishte takuar ndonjëherë.

Që të dy analfabetë, gjyshërit nuk i kishin dhënë nipit të tyre të vogël as libra, as art, dhe as muzikë, por ata i kishin përcjellë diçka po aq të çmuar. Një këndvështrim mbi botën dhe jetën, e cila nga ana e saj kishte farkëtuar botëkuptimin e Saramagos, duke lënë tek ai një shenjë të shndritshme dhe të pashlyeshme.

Fjalimi i Saramagos kushtuar gjyshërve
Njeriu më i mençur që kam njohur në këtë botë, nuk dinte as të lexonte edhe as të shkruante. Në orën 4 të mëngjesit, kur sapo niste të zbardhte dita, ai zgjohej dhe shkonte në arë për të ushqyer disa derra, pjelloria e të cilëve ushqente atë dhe gruan e tij.

Lexo edhe:

Korporata Atlas kremton sukseset e vitit 2025, presidenti Domi: investimet tona vijojnë
A ka jetë pa rrjetet sociale? Eksperimenti australian që po vë në lëvizje botën
A mund të mbahen fëmijët larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por disa adoleshentë janë një hap përpara
ISHP-ja lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme, cigarja pa tym shkatërron mushkëritë si ajo me djegie

Prindërit e nënës sime jetuan në këtë varfëri, në fermën e vogël të derrave,të cilët pasi rriteshin u shiteshin fqinjëve në fshatin tonë Azinhaga në provincën Ribatejo. Gjyshërit e mi ishin Jerónimo Meirinho dhe Josefa Caixinha dhe ishin të dy ishin analfabetë.

Demo

Gjatë dimrit, kur i ftohti i natës arrinte të ngrinte edhe ujin në depozitat brenda shtëpisë, ata shkonin në stallë, merrnin në krahë derrat më të vegjël dhe i shtrinin në shtratin e tyre bashkëshortor. Ngrohtësia njerëzore i shpëtonte kafshët e vogla nga ngrirja, dhe shmangte ngordhjen e tyre të sigurt.

Edhe pse ishin që të dy njerëz të sjellshëm, nuk ishte shpirti i dhembsur ai që i shtynte të vepronin ashtu. Pa sentimentalizëm apo retorikë, ajo që u interesonte ishte mbrojtja e bukës së tyre të përditshme. Siç është e natyrshme për njerëzit, që për të mbijetuar nuk mendojnë për asgjë tjetër përveç asaj që është e domosdoshme.

Dhe ndonjëherë gjatë netëve të nxehta të verës, gjyshi më thoshte pas darke:“José, sonte le të flemë të dy nën pemën e fikut”. Në fermë ishin edhe dy pemë fiku, por ai që ishte më i madhi sepse ishte më i vjetri, kishte qenë gjithmonë fiku për të gjithë anëtarët e familjes.

Kur gjumi vononte të më zinte, mbrëmja ime mbushej me histori dhe ngjarje që më tregonte gjyshi:legjenda, ngjarje të tmerrshme, episode të veçanta, vdekje të lashta, luftime me shkopinj dhe gurë, fjalë të urta të paraardhësve tanë, një mori e madhe kujtimesh që më mbanin zgjuar dhe në të njëjtën kohë më ndihmonin më flija.

Unë nuk mund ta dija nëse ai ndalonte së foluri kur e kuptonte se më kishte zënë gjumi, apo nëse ai vazhdonte të më tregonte gjëra në mënyrë që të mos linte në mes përgjigjen që unë nxisja pa pushim në pauzat më të gjata që ai krijonte qëllimisht gjatë rrëfimit të historive:“Po pastaj?”.

Ndoshta ai i përsëriti historitë për veten e tij, si një mënyrë për të mos i harruar ato, apo edhe për t’i pasuruar me detaje të reja. Në atë moshë, siç të gjithë kemi bërë, ndoshta nuk është nevoja të them por e imagjinoja gjyshin tim Jeronimo si padronin e të gjitha njohurive të botës.

Kur në agimin e parë të dritës së ditës së re, më zgjonte kënga e zogjve…Gjyshja ime, të cilën e kishte zgjuar gjyshi im por që ishte ngritur para tij, më vendoste një tas të madh me kafe me disa copa bukë dhe më pyeste nëse kisha fjetur mirë. Nëse i tregoja asaj ndonjë ëndërr të keqe që vinte nga tregimet e gjyshit, ajo me qetësonte gjithmonë:“Mos i kushto aspak vëmendje, në ëndrra nuk ka asgjë të qëndrueshme”.

Vetëm shumë vite më vonë, kur gjyshi im u largua nga kjo botë, dhe unë isha tashmë një burrë, e kuptova më në fund se tek e fundit edhe gjyshja ime besonte tek ëndrrat. Nuk kishte sesi të ishte ndryshe, pasi isha ulur një mbrëmje para derës së shtëpisë së saj të varfër, ku ajo jetonte tashmë vetëm, duke treguar me dorë yjet e mëdhenj dhe të vegjël mbi kokën e saj, më tha këto fjalë:“Bota është kaq e bukur, dhe është mëkat që ne duhet të vdesim!”.

Ajo nuk tha se kishte frikë nga vdekja, por tha se ishte për të ardhur keq që ekzistonte vdekja, a thua se jeta e saj e vështirë përmes punës së vazhdueshme, pikërisht në momentet afër fundit, po merrte hirin e një lamtumire supreme, ngushëllimin e një bukurie të ri-zbuluar.

Ajo ishte ulur para derës së një shtëpie që nuk mund ta imagjinojë askush tjetër në botë, sepse në të jetonin njerëz që mund të flinin me derrat si të ishin fëmijët e tyre, njerëz të cilëve u vinte shumë keq të largoheshin nga jeta pikërisht sepse bota është e bukur.

Dhe ky ishte Jeronimo, gjyshi im, bari derrash dhe tregimtar historish, që duke ndjerë vdekjen që vinte, shkoi për t’i thënë lamtumirë pemëve në oborr një nga një, duke i përqafuar dhe duke qarë sepse e dinte që nuk do t’i shihte më kurrë.

Shumë vite më vonë, duke shkruar për herë të parë për gjyshin tim Jeronimo dhe gjyshen time Josefa,më në fund isha i ndërgjegjshëm se po i transformoja njerëzit e zakonshëm ashtu siç ata ishin në personazhe letrarë, dhe se kjo ishte ndoshta një mënyrë për të mos i harruar ata, duke vizatuar dhe ri-vizatuar fytyrat e tyre me lapsin që e ndryshon gjithmonë kujtesën, duke ngjyrosur dhe ndriçuar monotoninë e një rutine të përditshme pa horizont, gati si për të krijuar në hartën e paqëndrueshme të kujtesës, një realitet të mbinatyrshëm të vendit në të cilin ata vendosën të jetonin. Tani mund t’i shoh qartë ata që ishin mësuesit e mi të jetës, ata që më mësuan më intensivisht punën e vështirë të të jetuarit … / Marrë nga Libreriamo – Bota.al

Ish-zv.kryeministrja Senida Mesi fiton betejën me kancerin, shfaqet me flokët e shkurtër!
Pas çdo faqjeje, një sekret: romani i ri i Ben Blushit! Kush donte të ndalonte botimin
Dy nga bebet shfaqin probleme me sytë. Hapet GoFundMe për familjen që u bekuan me katërnjakë
Kush i kontrollon miliona euro të mbetjeve spitalore? Mes tyre pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu
Këshillon gjithë prindërit për rritjen e fëmijëve, por mjeku Edi Tushe tregon dramën e vet: Kam 22 vjet që nuk e shoh tim bir
TAGGED:José Saramagos

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article 28-vjeçarja denoncon ish-bashkëshortin, publikon videon ku ai tenton ta mbysë
Next Article Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga ambientet luksoze tek dhoma e dënimeve ku do të qëndrojnë VIP-at

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 7 janari, Fontana di Trevi bëhet me pagesë për turistët
Vip Travel
December 16, 2025
Konkurrenti i BBVK i kthehet Olta Gixharit: Po të ishe e fortë, do kishe fituar në Big Brother-in tënd
Tv Shows
December 16, 2025
Aksioni i SPAK te AKSHI/ BKH kontroll në bizneset e Klajdi Merkajt, ‘pastroi’ milionat e marra!
Aktualitet
December 16, 2025
PLAGOSJA e ‘Gucci’-t në Durrës, zbardhet dëshmia e Fabion Kuçit: Ja kush më qëlloi!
Uncategorized
December 16, 2025

Lexo edhe:

Sociale

Çifti i bashkëshortëve në Tiranë bekohet me katërnjakë

October 26, 2025
ShëndetiSociale

Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!

October 21, 2025
Sociale

Nis sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në vend

October 6, 2025
Sociale

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

September 26, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?