Deportimi i afganëve nga vendi i tyre dhe strehimi në Shqipëri ka bërë që të ritakohen dy shokë universiteti në rrethana jo të zakonshme.
I tillë është rasti i ish-drejtuesit të Postës Shqiptare Majlind Lazimi i cili ka takuar pas 13 vitesh shokun e tij të Universitetit gjatë studimeve në Qipro Haseeb.
Haseeb i cili është strehuar në Shqipëri është vendosur në Shëngjin së bashku me bashkëkombas të tjerë.
Por kjo situatë e pazakontë ka bërë që të ritakohet me një nga shokët e universitetit.
“Pas më shumë se 13 vitesh u takova në Shëngjin me shokun tim afgan në Universitetin në Qipro Haseeb, në rrethana që nuk i kishim imagjinuar”-shkruan Lazimi.