Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Sot dy viktima nga koronavirusi në vendin tonë, njëra 34-vjeç! Sërish shifra të larta infeksionesh
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sot dy viktima nga koronavirusi në vendin tonë, njëra 34-vjeç! Sërish shifra të larta infeksionesh
Aktualitet

Sot dy viktima nga koronavirusi në vendin tonë, njëra 34-vjeç! Sërish shifra të larta infeksionesh

Last updated: June 24, 2020 14:41
4 Min Read
SHARE

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19 dhe 2 humbje jete.

Sipas përditësimit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se ka ndërruar jetë një vajzë 34 vjeç, e cila vuante nga insuficienca renale kronike, diabeti dhe hipertensioni.

Banner

Ndërsa pasdite Ministria ka raportuar për në viktimë të moshës 90-vjeç!

Lexo edhe:

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar

Ndërkohë, janë shënuar po ashtu 22 të shëruar në 24 orët e fundit, mes të cilëve 7 mjekë dhe infermierë.

Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Dr. Marjeta Dervishi / Instituti i Shëndetit Publik

Ju njohim me situatën epidemiologjike në vend dhe gjendjen në spitalin infektiv, ku vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19, përfshirë edhe mosha të reja.

Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficienca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë subjekteve të respektojnë protokollin e sigurisë. Ndërmarrjeve, institucioneve, subjekteve me shumë punonjës:

Kryeni çdo ditë vlerësimin temperaturës si dhe vlerësoni prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn apo del në ambientet e punës. Personat me temperaturë apo me simptoma duhet të rikthehen në shtëpi dhe të kryhet komunikimi me strukturat shëndetësore.

Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambienteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)

Testime totale 24367
Raste pozitive 2114
Raste të shëruara 1217
Raste Aktive 850
Humbje jete 47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën
Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët
Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali
TAGGED:koronavirusviktima

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Pasagjerët me maska! Rihapet transporti ndërqytetas në rrethe, urbanët në Tiranë kundër! Punonjësit në protestë
Next Article Grimieri shqiptar gay rrëfen tradhtinë nga i dashuri dhe planet për martesë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shenjat e zodiakut që do të kenë fatin në anën e tyre deri më 8 nëntor
Horoskopi
November 2, 2026
Mos harroni të merrni me vete çadrat, ja sa do jenë temperaturat
Moti
November 2, 2026
Dita më me fat e muajit nëntor për secilën shenjë të horoskopit dhe çfarë mund t’iu sjellë ajo
Horoskopi
November 2, 2026
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën
Të famshëm Tv Shows
November 1, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 28, 2026
Politikë

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?

October 26, 2026
Aktualitet

Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje

October 26, 2026
Politikë

VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel

October 25, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?