Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Vajza nga Tirana bëhet bashkë me nënën dhe kërcënon ish-të dashurin e martuar: Na jep kaq lekë ose i tregojmë gruas tënde
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Vajza nga Tirana bëhet bashkë me nënën dhe kërcënon ish-të dashurin e martuar: Na jep kaq lekë ose i tregojmë gruas tënde
Aktualitet

Vajza nga Tirana bëhet bashkë me nënën dhe kërcënon ish-të dashurin e martuar: Na jep kaq lekë ose i tregojmë gruas tënde

Last updated: July 4, 2021 17:43
8 Min Read
SHARE

A.D i humbi telefoni në rrethana të paqarta. Por ndonëse e denoncoi si të vjedhur, nuk u desh shumë punë që ta kuptonte se aparati i ishte rrëmbyer nga ish i dashuri, që mbasi aksesoi aparatin dhe mori prej andej fotografitë personale të 30 vjeçares nisi nga kërcënimet. “Ishte një histori e shkurtër me N. P”, pohoi më pas në polici e reja e cila për vite me radhë u përndoq dhe pretendoi se u mbajt peng nga ish i dashuri që këmbënguli se ajo duhej të kthehej me të. Katër vjet nga mbyllja e historisë që zgjati vetëm pak muaj e reja arriti të krijojë familje dhe të bëhet nënë e dy fëmijëve, por stresi që kaloi e dërgoi atë në polici, atje ku shumë vajza të reja që përndiqen nga ish-partnerët kërkojnë ndihmë.

“Në telefon kisha fotografi personale dhe kur gjendja u bë e padurueshme i dhashë fund historisë me të pandehurin. Ndërrova numrin për të mos patur kontakte me të,” tha në polici e reja. Por në këtë periudhë asaj i nisen në messenger fotot private që i kishte patur në telefonin e denonucuar si të vjedhur.

“Mbas kësaj ai erdhi në vendin e punës, doli përpara meje dhe me një pistoletë që mbante në çantë më kërcënoi se do më fuste plumbin kokës nëse largohesha prej tij,” kujton e reja përpara psikologëve teksa në dosje thuhet se vajza u mundua ta qetësojë ish të dashurin dhe e ka bindur atë se nuk do ta braktiste por do kthehej me të. Kaq ka mjaftuar që ai ta kthejë në vendin e punës.

Lexo edhe:

Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)
Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja çdo u ndodhë shqiptarëve
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën

“Jam njohur në një rreth shoqëror, kam pasur një marrëdhenie të shkurtër. Jo, bashkëjetesë, lidhje. Arsyeja ka qenë pse isha shkëputur prej tij dhe pse nuk i jepja numrin e telefonit, filloi tmë përndiqte dhe prej asaj dite dërgoi fjalë edhe pse ishte brenda në paraburgim, kërcënime nëpërmjet njerëzve të vet, por lashë drejtësinë të merrej me të. Ishte njeri shumë posesiv. Unë nuk doja të bëja më me të dhe filloi me kërcënime të të gjitha llojeve, do të vras. Nuk ishte mirë nga trutë,” pohon para autoriteteve vajza e përndjekur. Një 27 vjecare u përball me ish të dashurin e martuar i cili kur duhet të vendoste mes saj dhe gruas, zgjodhi bashkëshorten. Por ndërkohë nuk e lejoi ekonomisten që të vijonte jetën e saj. A. R u tremb prej 45 vjeçarit kur ai jo vetëm e telefononte vazhdimisht, por ju shkruante të gjitha shoqeve të saj.

“Hapi llogari me fotografinë time, me emrin tim dhe krijoi shoqëri të rreme me shoqet e mia. Ulej në kafe përbri dhe sapo më shikonte me kolegët e firmës , krijoi skandale, nuk lejonte asnjë mashkull t’më afrohej,” thotë e reja. E alarmuar fillimisht vajza ka kërkuar ndihmën e gruas, sapo ajo dështoi në një lidhje e cila u mbyll pa nisur ende, ngaqë ish i dashuri i martuar u prezantua tek i riu A.F

“Bashkëshortja e tij që i shkrova në “Facebook”, mu përgjigj ky nuk është problem im dhe nuk pranoi t’më takojë fare,” tha para policisë vajza që në një rast teksa po konsumonte kafe me një koleg është rrahur nga ish i dashuri. “A. R. nuk pranoi ta ndajë gruan dhe tani më përndjek pasi nuk pranon që të vazhdoj jetën time dhe kjo është e frikshme,” thotë në denoncim 27 vjecarja “që ashtu si mjaft gra të tjera kanë rënë viktima të ish partnerëve për shkak tolerancës. Pyetjes së oficerit se përse nuk ishte paraqitur më herët, por mbas incidentit më të fundit ku rezultoi si dëshmitar edhe kolegu i vajzës, 27 vjeçarja i përgjigjet:- “u mundova të humbas gjurmët.Krijova një rutinë të re. Shtëpinë që më paguante me qera e lëshova dhe po mundohesha të krijoja një lidhje stabël, por ish i dashuri nuk e përballon dot këtë fakt”.

Ndërkohë edhe gratë përndjekin, madje duke i gjobitur të martuarit. E. D është një 30 vjeçare nën arrest shtëpiak dhe jeton në Tiranë. Ajo u vu nën hetim për përndjekje mbasi në polici u paraqit shtetasi H.V i cili mori dhjetra mesazhe në telefon në mbyllje të një historie të gjatë dhe jashtëmartesore. Në fund ai u shantazhua nga e reja nën dijeninë e të ëmës për një lidhje të marrë fund prej kohësh.

“Më shantazhuan nënë e bijë dhe më kërkuan në këmbim 2000 euro. E njoh E. D. por prej 10 vitesh nuk kam më asnjë lidhje me të,” ka treguar në polici i riu. I ndjerë i kërcënuar dhe i dhunuar psikologjikisht nga sjelljet dhe veprimet e të pandehurës, kallëzuesi i është drejtuar organeve përkatëse duke vënë në dispozicion edhe aparatin e tij të telefonit celular, ku identifikohen mesazhet me përmbajtjen e sipercituar-“, thuhet në dosjen që gazeta “Si pati mundësi ta aksesojë. Të kundërtën këmbëngul 30 vjeçarja sipas të cilës lidhja me burrin vijon prej 11 vitesh dhe se aktualisht çifti është grindur duke qenë sei martuari nuk po i jep zgjidhje lidhjes.

“Para rreth 2 javesh u zumë me njeri – tjetrin për arsye se i kërkova kallëzuesit 1.000 euro dhe me pas 2.000 euro dhe nuk mi dha. Më pas i dërgova sms nëse nuk më jepte 2.000 euro, do t’i tregoja familjes së tij për këtë lidhje të fshehtë, gruas dhe femijeve te tij,” përmendet në dosje. E pandehura deklaron se kërkesat e saj për para i ka bërë duke qenë se kishte një kohë të gjatë lidhje me këtë shtetas dhe i dukej normale që i dashuri i fshehtë ta ndihmonte duke qenë se kishte nevojë për ato para, pasi ajo donte të udhëtonte për në Gjermani dhe të niste një jetë të re.

“Historinë tonë e dinë të gjithë në Tiranë kështu që më nevojiteshin para të shkëputesha,” këmbëngul vajza. Por policia mbasi kqyri telefonin zbuloi se në aparatin e burrit të martuar gjendeshin disa mesazhe mes të cilave paralajmërimi “po nuk ma dhe shumën prej 2.000 euro, do t’ua dërgoj mesazh gruas dhe fëmijëve të tu”. Këto mesazhe sipas policisë i kapërcejnë kufinjtë e përndjekjes dhe ndaj krimi i kryer nga 30 vjecarja u konsiderua gjobëvënie.

Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!

Dëshmia/ “Suel Çela mendoi se isha në gjumë”, i ekzekutuan të vëllain, Alibej: Aksesoja sistemin TIMS! Nga Çopjat, Qosja e Dumani, i kisha me foto hyrje-daljet e tyre

TAGGED:gruaperndjekje

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Një tjetër ndarje e bujshme! Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës pas 15 vitesh! (FOTO)
Next Article Humbje e madhe në familje! Ditë zie për Oriola Marashin (FOTO)
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“France 24”: Përmeti, qyteti shqiptar ku çdo gjë përgatitet nga trëndafilat
Vip Travel
June 7, 2025
“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Të famshëm
June 7, 2025
Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi/ Blindohet kryeqyteti, akset që do kenë kufizime të lëvizjes
Sport
June 7, 2025
Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet pa shenja jete brenda në makinë (EMRI+FOTO)

June 5, 2025
Aktualitet

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

June 5, 2025
Kulturë

E trishtë, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij, dyshohet se.. (EMRI&FOTO)

June 4, 2025
Aktualitet

Rrëfimi i gjeneralit që u bë President/ Moisiu flet për herë të parë për Mehmet Shehun, fortifikimin e Sazanit dhe tensionet me Greqinë!

June 4, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?