Monday, December 23, 2024

Test psikologjik/ Imazhi që zgjidhni do të zbulojë traumën që mund të keni kaluar në fëmijëri

Ky test do t’ju ndihmojë të gjeni traumën që mund të keni përjetuar në të kaluarën. Ju thjesht duhet të shikoni me kujdes imazhin dhe përpiquni të dëgjoni më shumë intuitën sesa kokën. Me cilin imazh identifikoheni?

1 Refuzimi

Kur filluat të ndaheshit nga prindërit, rreth moshës dy vjeç, filluat të kërkonit pranimin e figurave të tjera të rëndësishme për ju, siç janë motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj, kushërinjtë, etj.

Nëse keni zgjedhur imazhin e parë, momenti i identifikimit me njerëz të ndryshëm që nuk janë prindërit tuaj ka qenë negativ. Domethënë, jeni ndjerë të refuzuar nga ata që kishin më shumë rëndësi për ju.

Nëse është kështu, ju jeni padyshim një person shumë i pasigurt, me vetëvlerësim të ulët. Është e vështirë të lidheni me të tjerët; në fakt, ju gjithmonë keni frikë nga refuzimi.

Kjo është arsyeja pse, kur dikush ju tregon diçka të keqe, ju e merrni atë shumë personalisht dhe konfirmoni idenë se nuk jeni mjaftueshëm i mirë.

Sfida juaj e madhe është të kuptoni se jeta juaj varet nga ju. Të besoni në aftësitë tuaja është gjëja më e mirë që mund të bëni, që mund t’ju ndihmojë edhe n ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët.

  1. Tradhtia

Prindërit shpesh tradhtojnë besimin e fëmijëve të tyre, pothuajse pa e kuptuar. Ata premtojnë diçka që nuk mund t’ua japin ose bëjnë shaka (duke marrë parasysh se po flasin me fëmijë, një “shaka e pafajshme” mund të jetë e rëndë).

Nëse keni zgjedhur imazhin e dytë, është e mundur që në një moment prindërit ose të afërmit tuaj kanë thyer besimin tuaj, dhe kjo është “regjistruar” thellë brenda jush. Pra, ju jeni një person që mendoni se nuk mund t’i besoni askujt.

Jeni person shumë i mirë që, megjithëse jeni shumë i shoqërueshëm, kurrë nuk e hapni plotësisht zemrën tuaj. Jeni dëgjues dhe një partner shumë i mirë. Por rrallë ndodh që dikush të prekë shpirtin tuaj dhe të kuptojë se kush jeni në të vërtetë.

  1. Poshtërimi

Nëse keni zgjedhur imazhin e tretë, mund të keni kaluar një traumë në lidhje me poshtërimin. Kjo ka ndodhur në një moshë të hershme, kur filluat të identifikoheshit me kolegët dhe njerëz të rëndësishëm në mjedisin tuaj, por dështuat. Ndoshta jeni pak të ngathët.

Sot jeni një person disi i varur, i cili gjithmonë ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Jeni aq të shqetësuar se mos nuk jeni perfekt, saqë përpiqeni gjithmonë të bëni më të mirën tuaj; por jo për ju, por për të tjerët.

Është shumë mirë që përpiqeni çdo ditë të jeni versioni më i mirë i vetvetes. Por mos harroni se ky version më i mirë varet nga interesat dhe vërtetësia juaj.

Jini të lirë dhe mos u merrni me atë që thonë të tjerët, përndryshe nuk do të ndiheni kurrë aq të mirë sa duhet.

  1. Braktisja

Ndoshta në fëmijërinë tuaj nuk ka pasur prindër të pranishëm, ose ndoshta keni pësuar një humbje të madhe kur keni qenë të vogël. E vërteta është, se nëse zgjidhni “Figurën 4”, ju keni një problem serioz me frikën nga braktisja.

Ju jeni një person shumë i shoqërueshëm, gjithmonë i rrethuar nga miq dhe të afërm. Por e vërteta është që jeni shumë të shqetësuar nëse do të mbeteni vetëm.

Është e vështirë për ju të përballeni me qenien tuaj, sepse keni frikë të gjeni diçka që nuk ju pëlqen, ose më keq, diçka që nuk ju pëlqen të tjerëve.

Mund të keni një tendencë drejt depresionit. E vërteta është se njerëzit hyjnë dhe dalin nga jeta jonë, por nëse jemi autentik, të kujdesshëm dhe të mirë, nuk do të jemi kurrë vetëm. Humbjet mund të jenë të vështira, por ju jeni në gjendje të vazhdoni pavarësisht tyre.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu