E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Rike Roçi u vu përballë disa prej deklaratave të saj më të komentuara dhe lajmeve që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Një prej tyre ishte rrëfimi personal me titullin “Tradhëtohem gjithmonë”, për të cilin Rike sqaroi se bëhej fjalë për tradhtinë si në dashuri, ashtu edhe në miqësi. Ajo pranoi se ka përjetuar tradhti, por edhe se ka zgjedhur ta falë atë.
Gjatë bisedës, Rike bëri edhe një rrëfim për jetën e saj sentimentale, duke zbuluar se është në një lidhje prej kohësh, por ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike.
“Jam e lidhur prej kohësh. Jetën time e mbaj të mbyllur, jam e lumtur, e stabilizuar. Jam e përqendruar shumë në punën time. Nuk është në Shqipëri, është jashtë”, u shpreh ajo.
E pyetur për lumturinë e saj, Rike u shpreh se ndihet 9 nga 10, duke zbuluar edhe dëshirën për t’u bërë nënë.
“E lumtur jam 9 nga 10, mungon shtatzënia. Ajo është gjëja që mund të më kompletojë. Dua dy fëmijë”, tha Rike Roçi në “Ftesë në 5”.
