Tre konkurrentët e parë të “Big Brother VIP Kosova” kanë shkelur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme, edhe pse spektakli ende nuk ka nisur zyrtarisht.
E ftuar speciale ishte ish-finalistja e edicionit të kaluar, Elijona Binakaj, e cila kaloi disa orë në shoqërinë e tre banorëve të rinj, për t’u larguar më pas nga shtëpia.
