Këngëtari i njohur Arjan Korkaj i cili prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, shumë larg fushës së muzikës ka folur në një intervistë me Gurjan Doçin për Vip Magazine për skandalin e ditëve të fundit të kompozitorit të njohur Adi Hila.
Ai tregoi edhe një bashkëpunim muzikor që ka pasur me Hilën. Lidhur me videot e publikuara, ai u shpreh se është i dyshimtë fakti i vendosjes së kamerës në një ambient të tillë privat.
“Kjo nuk është një gjë e re për mua. Thelbi për mua është kamera në një vend për privat. Që të kesh kamera aty është shumë e dyshimtë. Nuk falen këto gjëra. Ato gratë nuk i mori njeri me zor aty. Kam bërë dhe një këngë me Adin, në studio kam qenë. Kur dolëm për kafe bashkë më tha “pse nuk martohesh” u shpreh ai.
