Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë
Politikë

Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë

Last updated: January 9, 2026 17:42
3 Min Read
SHARE

Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm, pasi ka humbur njeriun e dashur të familjes. Babai i tij, Siri Shehaj është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Vetë ligjvënësi me një postim të gjatë dhe të ndjerë në rrjetin social Facebook, shkruan se i ati humbi jetën pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë në Itali, ku dhe jetonte.

Më tej, ai njofton se pritja në Bolzano do të mbahet të martën, 13 Janar, nga ora 09:00-14:00. Varrimi do të bëhet po të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos. Kurse në Vlorë, pritja do të mbahet në datën 16 Janar.

Lexo edhe:

A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Të dashur miq, pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik.

Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, 3 fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim. Në vitin 1991, si shumë familje shqiptare, u nisëm me anije drejt Italisë, që në atë kohë ishte shpëtimi ynë. 35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte.

Ai ishte nxitësi im më i madh për t’u kthyer në Shqipëri dhe ishte krenar që po bëja atë që ai nuk arriti ta bënte dikur. Shumë nga ajo që bëj sot është edhe për të, për gjithçka që ajo periudhë e errët nuk e lejoi të realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. U rrit jetim, por la pas një familje të madhe, me nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte.

Pritja në Bolzano do të mbahet të marten 13 Janar në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00-14:00. Varrimi do të bëhet të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve. Në Vlorë Pritja do të mbahet në daten 16 Janar.

Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?
Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike
Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!
Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama
Erion Braçe shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më!
TAGGED:agron shehaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Del fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut nuse
Next Article Fundviti më i shtrenjtë se vitet e kaluara: u rritën çmimet e qirave, energjisë dhe ushqimeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot
Aktualitet
June 15, 2026
Sot finalja e ‘Ferma VIP 3’/ Arbana Osmani vjen me surpriza në skenë, ja çfarë pritet të ndodhë në natën e madhe
Tv Shows
June 15, 2026
Horoskopi javor: Shenjat e zodiakut që do të bekohen nga Universi
Horoskopi
June 15, 2026
Java nis me mot të qëndrueshëm, sa do jenë temperaturat
Moti
June 15, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Rama kritikon deputetët socialist të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit, i kanë letrat e falsifikuara!

March 29, 2026
Politikë

“Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë

March 25, 2026
Politikë

Monika Kryemadhi tregon shkakun e divorcit me Ilir Metën

March 19, 2026
Politikë

Ermal Nufi, ministri që mund të forcojë rolin e Shqipërisë në NATO dhe organizmat ndërkombëtare

February 28, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?