Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në vendin tonë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në vendin tonë
Ekonomi

Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në vendin tonë

Last updated: August 3, 2020 07:13
4 Min Read
SHARE
Banner

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të paguhet sa më mirë. Edhe avancimi në karrierë ka të njëjtin synim, krahas realizimit profesional. Të dhënat e INSTAT për pagat mesatare për grup profesionet, tregojnë që ata që kanë mbaruar ekonomik dhe arrijnë në pozicion drejtues, administrativ apo komercial, kanë dhe mundësinë që të përfitojnë më shumë të ardhura. Ndërsa së fundmi, e preferuar po bëhet dhe teknologjia e informacionit,

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 ishte 52.4 mijë lekë, sipas INSTAT, me një rritje prej 3.5% në raport me vitin e kaluar. E indeksuar me inflacionin, rritja është minimale, rreth 1.5%. Por, cilat janë profesionet që paguhen më shumë në vend.

Është normale që pozicionet drejtuese janë ato që shpërblehen më shumë, duke pasur paga tre herë më të larta se mesatarja kombëtare. Sipas INSTAT, Drejtuesit administrativë dhe komercialë kanë një pagë mesatare bruto prej 154 mijë lekësh në muaj. Në raport me një vit më parë, paga e tyre është rritur me rreth 10% dhe në vlerë absolute ata kanë përfituar shtesën më të madhe të të ardhurave nga të gjithë profesionet e tjera.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

Në vend të dytë janë sërish drejtuesit, por ata të prodhimit dhe shërbimeve të specializuara, me 114 mijë lekë në muaj. Edhe ky grup ka shënuar një rritje të pagës me 9%.

Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë kaluar për herë të parë në vend të tretë, me një pagë mujore prej 92 mijë lekësh. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe nevoja e bizneseve për t’u përshtatur dhe qenë konkurrues, po i bën gjithnjë e më të kërkuar profesionistët e IT-së.

Puna në shtet nuk shpërblen më dhe aq shumë, edhe nëse je drejtues. Paga mestarë për Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ishte 87.6 mijë lekë në 2019-n, me një rënie prej rreth 3% në raport me vitin e mëparshëm, duke zbritur nga vendi i tretë ku ishte në 2018-n. Ndërsa nëpunësit e zyrave paguhen mesatarisht 49.4 mijë lekë.

Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë janë një profesion që ka parë rënie të pagës mesatare me rreth 1.2% në 84.7 mijë lekë.

Specialistë të administrimit dhe biznesit kanë të ardhura bruto mujore prej rreth 83 mijë lekë, ndonëse në 2019-n, nuk ka pasur rritje për ta.

Mësuesit paguhen mesatarisht me 63.4 mijë lekë, me rritje 3.3% me bazë vjetore.

Më pak i vlerësuar është profesioni i mjekut, i cili sidomos sot ka marrë një rol të veçantë. Grup profesioni “Specialistë të shëndetësisë” ka një pagë mesatare mujore bruto prej 60 mijë lekësh, me një rritje prej 2.8% me bazë vjetore. “Asistentë të specializuar të shëndetësisë” paguhen me 48 mijë lekë.

Profesionet e tjera, që përgjithësisht janë punë që nuk kërkojnë shumë kualifikime, si në ndërtim, shitje, bujqësi, punëtore shtëpie, industri paguhem mes 30-40 mijë lekëve në muaj.

Më pak të paguarit janë “Punonjës të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve dhe tjera të ngjashme”, me 30 mijë lekë në muaj, teksa krahu i lirë i fuqisë punëtore është një ndër avantazhet kryesore të eksportuesve shqiptarë./Monitor

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
TAGGED:Profesionet

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë kanë rezervuar yjet për ju: Hëna është në favorin tuaj
Next Article Studimi në Gjermani, të rinjtë dhe gratë më të goditurit nga pandemia
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Temperatura përvëluese, moti sot deri në 37°C!
Moti
August 29, 2026
Horoskopi 29 gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
August 29, 2026
Probleme teknike në Albcontrol, TIA: Angazhim maksimal për normalizimin e fluturimeve, siguria mbetet prioritet
Vip Travel
August 28, 2026
Arbër Çepani dhe Rizarta Hoxha në një lidhje? Ja reagimet e tyre pas fotos në Barcelonë
Të famshëm
August 28, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari

August 10, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 8, 2026
Ekonomi

Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al, vuri në Linkedin foto të një personi tjetër

August 6, 2026
Ekonomi

Dy të rinj vjedhin miliona lekë të shqiptarëve në Raiffeisen Bank! Taktika që përdorën

August 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?