Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Ekonomi

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

Last updated: August 27, 2025 08:18
5 Min Read
SHARE
Banner

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit. Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%. Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë. Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.

Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%). Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).

Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.

Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj. (shih grafikun në fund).

Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.

Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n). Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit./ Monitor

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kursi i këmbimit 27 gusht 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari
Next Article Zjarri në restorantin e dasmave në Lezhë, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Vip Travel
September 10, 2026
Ja 5 shenjat e horoskopit që nuk japin mundësi të dyta pas tradhtisë…
Horoskopi
September 10, 2026
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
Të famshëm
September 10, 2026
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
Të famshëm
September 10, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 18, 2026
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera

August 13, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 13, 2026
Ekonomi

Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik

August 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?