Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

Last updated: September 12, 2026 16:31
4 Min Read
SHARE
Banner

Pas fasadës së “kredive të shpejta” dhe dixhitalizimit modern, institucioni financiar Iute po përballet me denoncime të rënda që e përshkruajnë atë si një makinerri gjobitjeje dhe haraçi financiar mbi qytetarët. Denoncimi më i fundit i një klienti zbulon një skemë të mirëfilltë ku tarifa të fshehura, të paarkëtuara qëllimisht në momentin e pagesës, kthehen brenda natës në “borxhe” që fryhen pa mëshirë me kamatëvonesa.

Viktima e radhës e këtij klani financiar raporton se kishte shlyer me korrektsi të plotë rreth 220 mijë lekë të reja detyrime. Por, kur priste mbylljen e kontratës, Iute i nxjerr nga “xhepi” një detyrim absurditeti prej 200 lekësh, të cilit i shtohet menjëherë edhe një “tarifë shërbimi” prej 200 lekësh të tjera.

Lexo edhe:

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Rasti nuk është thjesht një gabim sistemi, është një model pune i ndërtuar mbi kurthe financiare:

  • Mashtrimi në arkë: Klienti paguan shumën që i kërkon vetë Iute, por kompania lë qëllimisht pa arkëtuar një pjesë minimale të tarifës.
  • Borxhi i padukshëm: Klienti nuk njoftohet, ndërsa shuma e paarkëtuar regjistrohet si mosshlyerje kontrate.
  • Mulli kamatash: Mbi këtë mbetje artificiale vihet në punë makineria e penaliteteve, duke e shumëfishuar shumën çdo ditë.
  • Lojë me suportin: Klienti ankohet, i premtohet zgjidhje për ta mbajtur në pezull, ndërsa “ora” e kamatës vazhdon të trokasë pa mëshirë.

“Nuk është problemi te 200 lekët! Kam paguar 220 mijë lekë pa asnjë vonesë. Problemi është se si kjo kompani shpik detyrime të padukshme dhe më pas të vë litarin e kamatës në fyt”, shprehet qytetari i revoltuar.

Pas këtij sistemi që pi gjakun e konsumatorëve shqiptarë qëndrojnë emra konkretë drejtuesish që duhet të japin llogari publike dhe ligjore. Drejtori Akan Ajdini, administratori i përmbarimit Anis Hoxha dhe Dritan Abazi nuk mund të fshihen më pas logove abstrakte financiare.

A është kjo skemë një udhëzim i brendshëm i drejtuesve për të vjedhur qindarkat e fundit nga xhepat e qytetarëve përmes mikro-penaliteteve masive?

  • Akan Ajdini duhet të sqarojë publikisht pse sistemi i Iute dështon qëllimisht të arkëtojë tarifat në momentin e pagesës fizike apo online.
  • Anis Hoxha, si administrator përmbarimi, duhet të tregojë mbi çfarë baze morale e ligjore këto mikrodetyrime të fshehura kthehen në dosje detyruese me kamata abuzive.
  • Dritan Abazi dhe drejtuesit e linjës duhet të përgjigjen se sa mijëra shqiptarë të tjerë gjobiten çdo muaj pa e ditur fare, sepse nuk kanë kohë apo mundësi të denoncojnë 200-lekëshat e shpikur.

Kjo nuk është më çështje kredie, është çështje e mbrojtjes së konsumatorit nga grabitja e organizuar me klauzola të fshehta. Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk mund të qëndrojnë me sy të mbyllur përballë këtyre praktikave grabitqare. Iute dhe klanet drejtuese të saj duhet të hetohen me urgjencë për abuzim me pozicionin në treg dhe tjetërsim të detyrimeve kontraktuale.

Çdo qindarkë e marrë me kurthe të tilla është një fyerje për drejtësinë dhe një grabitje e hapur ndaj qytetarëve.

/Marrë nga JOQ/

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak
Korridori 8 mund të nxisë bashkëpunimin energjetik mes Shqipërisë dhe rajonit
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
TAGGED:Akan AjdiniAnis HoxhaDritan AbaziIute Credit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, moderatorja konfirmon shtatzëninë
Next Article Si ta ndryshojmë arredimin e shtëpisë për vjeshtë: më shumë ngrohtësi, tekstura dhe karakter

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
Sociale
October 7, 2026
Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit
Tv Shows
October 7, 2026
“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Aktualitet
October 7, 2026
Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat
Moti
October 7, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

September 8, 2026
Ekonomi

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

September 4, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot

September 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?