Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Zbulohet PROJEKTI/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben Muçobega kompleks pallatesh
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Zbulohet PROJEKTI/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben Muçobega kompleks pallatesh
Aktualitet

Zbulohet PROJEKTI/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben Muçobega kompleks pallatesh

Last updated: July 28, 2025 11:56
4 Min Read
SHARE

Një nga zonat e pakta të mbetura të gjelbra në Tiranë pritet të betonohet. Fillimisht u betonua zona sipër Komunës së Parisit, e cila u emërtua “Kodra e Diellit”. Më pas u ndërtuan pallate sipër Kopshtit Botanik, duke e rrethuar nga të gjitha anët. Nëse do të bëjmë një krahasim me 15 vite më parë, Kopshti Botanik ka vetëm 1/3 e sipërfaqes. Një pjesë ia zuri rruga dhe shumë të tjera komplekset e pallateve.

Ndërkohë, beton masiv është hedhur te zona e Liqenit Artificial. Fillimisht poshtë digës, ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj, i cili po vijon të ndërtojë pasi ka marrë edhe një leje nga KKT së fundmi, për kullë 58 kate. Më pas ndërtime pati afër Kopshtit Zoologjik, sërish nga të gjitha anët, duke i “detyruar” kafshët të jetojnë në një habitat shumë herë më të vogël nga sa ka qenë i projektuar. Dhe, pasi ndërtimet po bashkohen me Saukun, ku janë ndërtuar komplekse në gjithë atë zonë, betonit nuk po i shpëton as kodrat e gjelbra me ullinj. Krahas Parkut të Liqenit, ajo zonë ishte e vetmja pjesë e gjelbër.

Banner

Por, në gjithë këtë masiv betoni, një kompani ka filluar të reklamojë në internet një projekt masiv pallatesh në gjithë atë kodër.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë
Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?
Zbulohet PROJEKTI/ Ikin dhe kodrat me ullinj te Liqeni Thatë, Arben
Në foto: Projekti i reklamuar në internet nga kompania Bega 07

Projektin e ka reklamuar një nga kompanitë që po merr leje në gjithë Shqipërinë, firma Bega 07. Pronari i kompanisë Arben Muçobega, po ndërton në bregdet, kryesisht në Himarë, Llaman apo edhe në Dhërmi. Por, ka projekte edhe në Tiranë e Durrës dhe të gjitha lejet i ka marrë nga KKT-ja, me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Dhe, kur betoni po hidhet me shumicë në bregdet, s’kishte si të mungonte edhe në ullishte, në kodrat e Tiranës. Në internet, firma shkruan se projekti quhet “Centaurea”.

“Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, qe respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese te qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi  ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni” shkruan kompania.

Por, të reklamosh se po ndërton në zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën, vetëm ndërtuesit dhe ata që japin leje e besojnë. Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t’i marrësh frymën qytetit, ti heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s’bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim. Megjithatë, kur firma vjen nga deri sipër, atëherë të gjithë, qoftë institucionet ligjzbatuese, vetëm sa ngrenë supet.

Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, veçse janë një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe, zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Nëse çdo qeveritar do të kishte primare natyrën dhe hapësirat publike, atëherë përse jep leje masive betoni në këto zona?! /Voxnews/

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar
Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën
TAGGED:Arben Muçobega

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Qendra ALERT ngre alarmin: Fileto, kofshë dhe krah pule në një Big Market në Tiranë, pa asnjë etiketë
Next Article Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori, dyshohet se kishte lidhje intime…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mot me diell dhe mesditë e ngrohtë, zbuloni parashikimin e motit për sot
Moti
November 5, 2026
Horoskopi 5 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 5, 2026
Sekreti gjenetik i njerëzve që flenë vetëm 4-6 orë dhe zgjohen plot energji, çfarë zbuluan shkencëtarët
Shëndeti
November 4, 2026
Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë
Të famshëm
November 4, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura

October 31, 2026
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane

October 31, 2026
Aktualitet

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët

October 31, 2026
Aktualitet

Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali

October 29, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?