Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur
Shëndeti

Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

Last updated: May 31, 2025 12:52
3 Min Read
SHARE
Banner

Një ilaç i ri imunoterapie kundër kancerit ka ndihmuar pacientët me kancer në kokë dhe qafë të jetojnë dyfish më gjatë pa u rikthyer sëmundja.

Studiuesit e përshkruajnë këtë si përparimin më të madh në trajtimin e këtij lloji të kancerit në 20 vitet e fundit. Mijëra pacientë në mbarë botën mund të përfitojnë nga kjo terapi, e cila potencialisht do të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj një sëmundjeje që deri më tani ka qenë tepër e vështirë për t’u trajtuar, shkruan BBC.

Laura Marston, 45 vjeç, nga Derbyshire në Angli, është një nga mbi 350 pacientët që morën pjesë në provën klinike. Pas diagnostikimit me kancer të avancuar në vitin 2019, mjekët i dhanë vetëm 30% shanse për të mbijetuar pesë vitet e ardhshme. Sot, gjashtë vjet më vonë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon punën me kohë të plotë.

“Jam e habitur që jam ende gjallë,” – thotë Laura. “Kjo terapi më ka rikthyer jetën.”

Lexo edhe:

Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?
Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale

Laura iu nënshtrua trajtimit me ‘pembrolizumab’, një ilaç imunoterapie që iu dha para dhe pas operacionit. Qëllimi ishte të aktivizohej sistemi imunitar që të njohë dhe luftojë kancerin në rast se ai rikthehet.

Rezultate që ndryshojnë jetën

Krahasuar me trajtimin standard, pacientët që morën pembrolizumab para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale jetuan, mesatarisht, pesë vjet pa rikthim të kancerit, krahasuar me vetëm 2.5 vjet tek grupi tjetër.

Gjithashtu, pas tre vitesh, rreziku për përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit u ul me 10%.

Profesor Kevin Harrington, udhëheqësi i studimit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ilaçi ndihmon trupin të zhvillojë një reagim të fuqishëm imunitar kundër tumoreve, dhe e mban atë reagim aktiv edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.”

“Ky trajtim mund të ndryshojë rrënjësisht trajtimin e pacientëve me kancer në kokë dhe qafë. Ai e zvogëlon ndjeshëm rrezikun e përhapjes së sëmundjes, që është faza më e rrezikshme për jetën e pacientëve,” – tha Harrington.

Ilaçi që ‘i trajnon’ qelizat e trupit

Sekreti i suksesit, sipas studiuesve, është dhënia e ilaçit para operacionit, në mënyrë që sistemi imunitar të “shohë” tumorin dhe të mësojë ta sulmojë në të ardhmen.

Laura, e cila humbi gjuhën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, por rifitoi aftësinë për të folur e ngrënë falë një ndërhyrjeje rindërtuese, thotë se imunoterapia ka qenë “fenomenale”. “Nuk besoja se do të isha këtu për të treguar historinë time,” shton ajo.

Të dhënat nga studimi

Studimi klinik Keynote përfshiu 192 spitale në 24 vende, dhe u drejtua nga Universiteti i Uashingtonit në ShBA. Ai u financua nga kompania farmaceutike MSD.

Rezultatet do të prezantohen në Kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologjinë Klinike (ASCO).

Rreth 12,800 raste të reja me kancer në kokë dhe qafë diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Përtej diagnozës së mjekut …
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës
TAGGED:ilac per kancerkancerMjeketsemundje

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Do jem deputet në shtator!”Murrizi-Berishës: Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg dhe prit…
Next Article Mos u merrni me spiunllëqe dhe shikoni punët tuaja, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Përfshihet nga flakët kati i gjashtë i hotel Radisson në Tiranë, klientët dalin me urgjencë
Aktualitet
August 11, 2026
Gjesti surprizon me ndryshimin e papritur në pamje! Nuk do ta njihni
Të famshëm
August 11, 2026
I doli në krah protestës, Egla Ceno reagon ashpër pas komenteve në rrjetet sociale
Profili i Vipave
August 11, 2026
5 mijë euro për Roelin nga Labinot Tahiri dhe 2 Ton, Selvije Jao: Jam e lumtur që nuk është vetëm!
Të famshëm
August 11, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Shëndeti

Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin

March 11, 2026
Shëndeti

Nga vezët te peshku, zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj

February 9, 2026
Shëndeti

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

December 22, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?