Vesa Luma nuk ka rezistuar pa provuar dot FaceApp, trendin më të ri të rrjeteve sociale. Nëpërmjet këtij aplikacioni, del sesi do të dukeshit nëse do të ishit të gjinisë së kundërt. Pra, në rastin konkret si do të dukej Vesa nëse do të ishte mashkull dhe si do të dukej Big Basta nëse do të ishte femër.
Trendi që ka pushtuar Instagramin, na ka ofruar këto ditë mjaft foto funny, që kanë bërë xhiron e rrjetit.
Shndërrimi i Big Bastës, Vesës i duket për të qeshur, ndërsa për shndërrimin e saj ka një koment më tepër. “Çfarë krimineli”, shkruan ajo në foton ku shfaqet varianti mashkull i saj. Gjithsesi, ndryshe nga komenti i Vesës, ne na duket se edhe varianti mashkull i këngëtares mbetet shumë simpatik.