Ditën e djeshme kudo në rrjet u përfol se Sara dhe Atdheu i kishin dhënë fund lidhjes. Kjo pasi konkurrenti i “Përputhen” festoi ditëlindjen me vajza të tjera në klub, e më pas në jaht.
Pak ditë më parë, Atdhe Xharavina, festoi 28-vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë, dikush kishte menduar që t’i organizonte festën më “hot” të mundshme. E gjeni kush?
Pikërisht Sara, me të cilën doli çift nga programi “Për’puthen”. Këtë e ka zbuluar vetë Atdheu, pasi u përhapen fjalët se ata janë ndarë.
LEXONI EDHE:
“Më dhemb muzika!”, Ardit Gjebrea tregon zhgënjimin që pësoi nga konkurrentët e “Kënga Magjike”
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” e festoi ditëlindjen me vajza të tjera në klub, e më pas në jaht. Ai u pa në momente të nxehta me një brune dhe një bionde. E pikërisht kjo bëri që të lindnin dyshimet se ata nuk janë më bashkë.
Por përmes një video në “Instagram”, ai falënderon publikisht Sarën për organizimin e kësaj super feste.
“Ditëlindja ime e 28 e organizuar nga Sara Malaj, faleminderit shumë dashuri! Nuk u ndamë jo, u bëmë akoma më të fortë”, shkruan ai bashkëngjitur me videon.