500 gr bishtaja , 1-2 karrota, 1 patate, 1 qepe, 1-2 domate(ose salce domatesh)
Lajme dhe pastrojme bishtaja, i ndajme ne dy ose tre pjese nese jane te gjata, si ti preferoni.
Kaurdisim qepen me vaj ulliri, shtojme me pas pataten, karrotat, bishtajat dhe i kaurdisim te gjitha bashke derisa volumi i tyre te bjere. I perziejme here pas here. Shtojme domatet e grira imet ose salcen e domateve. I leme dhe disa minuta te tjera ne zjarr. Me pas i kalojme ne nje tave, iu hedhim dy gota uje, kripe, piper. I fusim ne furre derisa shohim qe bishtajat kane mbetur ne salcen e tyre. Ne fund iu shtojme majdanoz te fresket te grire. I konsumojme te ngrohta.
Pse duhen konsumuar bishtajat?
Ndihmojne ne uljen e presionit te larte te gjakut.
Ul nivelin e kolesterolit te keq.
Ndihmojme ne rregullimin e nivelit te sheqerit ne gjak.
Forcojne sistemin imunitar dhe iu japin energji.
/My Kitchen/
View this post on Instagram