Wednesday, December 11, 2024

Sot 3 viktima / Situatë e rëndë në Shqipëri nga Covid-19, shënohet numri më i lartë i të prekurve

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 3 pacientë me Covid-19.

Sipas Ministrisë, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkaq, janë regjistruar edhe 141 raste të reja me Covid-19, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Nga këto 51 raste janë në Tiranë, e cila vijon të jetë një vatër e nxehtë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 72 të shëruar, 141 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Rovena Daja – Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid-19, që janë të izoluar në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse

Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid-19

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes

Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020):
Testime totale 47676
Raste pozitive 6817
Raste të shëruara 3552
Raste Aktive 3057
Humbje jete 208 (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1678
Durrës 367
Shkodër 263
Fier 126
Lezhë 119
Vlorë 115
Korçë 102
Kukës 91
Elbasan 73
Berat 51
Dibër 39
Gjirokastër 33

spot_img

Te fundit

112,000FansLike
189,000FollowersFollow
18,000FollowersFollow
66,000SubscribersSubscribe
spot_img

Related articles

Komento

Komentoni këtu
Vendosni emrin këtu!