Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Shtrenjtimi i çmimeve, ndërtuesit sqarojnë: Shkak, rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Shtrenjtimi i çmimeve, ndërtuesit sqarojnë: Shkak, rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe…
Ekonomi

Shtrenjtimi i çmimeve, ndërtuesit sqarojnë: Shkak, rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe…

Last updated: March 3, 2024 09:16
3 Min Read
SHARE
Banner

Ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve të pronave për këtë vit, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, është shtimi i kostove nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë, fuqisë punëtore dhe materialeve të ndërtimit.

“Taksat në bashki janë shumëfishuar, përqindja e pronarëve për truallin e ndërtimit është rritur, koha që merr për daljen e një leje është rritur ndjeshëm, çka do të thotë më shumë kosto, cilësia e ndërtimit gjithashtu, ndërsa euro është zhvlerësuar”, pohon kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Një nga ndërtuesit e objekteve të reja në Bulevardin e Ri të Tiranës pohoi se pas rritjes së çmimeve të referencës, detyrimet e tij për taksën e ndikimit në infrastrukturë për metër katror janë rritur 100%.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

“Nëse vitin e kaluar, kostoja për metër për taksën e ndikimit në infrastrukturë ishte 50 euro, pas rritjes së çmimeve të referencës kam paguar 100 euro për metër katror ndërtim”.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri në 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritje pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashari, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Në vitin 2022, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë dhe për 2023, 7 miliardë lekë. Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave nga buxheti, në vitin 2024 pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve dhe në periudhën 2025-2026, 6,5 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga me qëllim frenimin e emigracionit të fuqisë punëtore kanë goditur në kosto edhe zhvilluesit e objekteve të ndërtimit. Rritja e pagave renditet një tjetër arsye që ka sjellë shtrenjtim çmimesh.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI
Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Erjola Doçi rifutet në shtëpi me biletën e fatit dhe një tjetër banor largohet nga “BBV”! Kush janë dy konkurrentët e rinj që u bënë pjesë e lojës?
Next Article Euro nuk del nga “gremina”, ja me sa shiten dhe blihen dollari e paundi për sot (Tabela)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë
Aktualitet
September 11, 2026
Dy mjekë të arrestuar! Çfarë kanë zbuluar deri tani hetimet për vdekjen e artistit grek Giorgios Mazonakis
Të famshëm
September 11, 2026
Miri tregon nëse do këndonte në dasmat e çifteve Selin-Gimbo apo Brikena-Mateo
Të famshëm
September 11, 2026
Paraditja e nxehtë, pasdite nisin vranësirat! Si do të jenë temperaturat
Moti
September 11, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 18, 2026
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera

August 13, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

August 13, 2026
Ekonomi

Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik

August 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?