Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?
Shëndeti

Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

Last updated: April 28, 2025 15:15
4 Min Read
SHARE
Banner

Ekziston një pajtueshmëri se gratë shtatzëna dhe ato të cilat përpiqen të mbesin shtatzënë nuk duhet të marrin shumë kafeinë, ndonëse akoma nuk ka një konsensus se cila sasi e kafeinës është e parrezikshme gjatë shtatzënisë.

Është mirë që shtatzënat të mos pinë më shumë se një ose dy filxhanë kafe në ditë (që korrespondon me 200 miligram kafeinë).

Është botuar një studim sipas të cilit gratë që kanë konsumuar më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrezik dyfish më të lartë për abort krahasuar me gratë të cilat nuk kanë konsumuar fare kafeinë.

Lexo edhe:

Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
Përtej diagnozës së mjekut …

Një gjë është e sigurt se një shtatzënë do ta ndjejë veten shumë më mirë nëse nuk konsumon shumë kafeinë. Kafeina është simulant dhe bën që zemra të rrahë më shpejt. Përveç kësaj kafeina shkakton pagjumësi dhe ju bën që të ndjeheni të shqetësuar. Kafeina shkakton urthin (djegie prapa gjoksit), sepse e stimulon sekretimin e acidit të lukthit.

Të gjitha këto efekte janë shumë më të shprehura sa më shumë që të përparojë shtatzënia për shkak se organizmi e ka më të vështirë që ta metabolizojë kafeinën dhe rrjedhimisht kafeina qëndron më gjatë në organizëm.

Në tremujorin e dytë të shtatzënisë koha e metabolizmit të kafeinës është dyfish më e gjatë krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Në tremujorin e tretë nevojitet trefish më shumë kohë për ta metabolizuar kafeinën krahasuar me kohën jashtë shtatzënisë.

Në këtë rast kafeina qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut, më shumë kafeinë kalon placentën dhe mbërrin në gjakun e bebes të cilën bebja nuk mund ta metalizojë. Kjo vlen edhe për bebet e posalindura, prandaj nuk është mirë që edhe një grua lehonë të pijë shumë kafe derisa është duke e ushqyer beben me gji.

Një arsye tjetër se përse nuk duhet tepruar me kafe dhe me çaj është se pa marrë parasysh se a janë me kafeinë ose të dekafeinizuara, të gjitha këto pije kanë substanca të cilat quhen fenole. Fenolet e bëjnë më të vështirë që të përthithet hekuri nga zorrët.

Rekomandohet që kafen ose çajin ta pini midis dy racioneve të ushqimit në mënyrë që të ndikojë më pak në përthithjen e hekurit.

Bebet e porsalindura, nënat e të cilave kanë konsumuar më shumë se 500 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrahje më të shpeshta të zemrës dhe në ditët e para pas lindjes kanë fjetur më pak.

Nuk ka lidhshmëri midis konsumit të moderuar të kafeinës dhe lindjes së parakohshme. Po ashtu, konsumimi i kafeinës nuk e rrit rrezikun e hipertensionit gestacional dhe preeklampsisë.

Cilat pije kanë kafeinë?

Natyrisht që kafeja ka kafeinë. Sasia e kafeinës dallon nga lloji i kafes dhe nga mënyra si përgatitet si dhe nga madhësia e filxhanit në të cilin servohet.

Nuk duhet harruar se kafeinë ka edhe në pijet tjera, pijet energjike, në çokollatë dhe në akullore.

Kafeinë ka edhe në disa barna të cilat përdoren për kokë dhimbje, pije për flamë dhe barnat antialergjike, prandaj për çdo bar duhet të konsultoheni paraprakisht me gjinekologun tuaj.

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës
Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!
Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin
Studimi i Harvardit: Dy ose tre filxhanë kafeje ose çaji ulin rrezikun nga demenca
TAGGED:grua shtatzenekafe

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbuloni 6 shenjat që kanë njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale
Next Article Erand Sojli konfirmon divorcin? Çfarë deklaroi ai kur u pyet për bashkëshorten

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Koncertet e verës, Sara Gjordeni ka një ‘këshillë’ për vajzat në instagram
Të famshëm
July 25, 2026
“Vajzën po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë dhe 35-vjeçarit që mbajti peng ish-partneren
Aktualitet
July 25, 2026
Ja pse gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë vetëm…
Vip Travel
July 25, 2026
Horoskopi/ Këto janë shenjat e zodiakut që zhduken pa shpjegim kur ndihen të lënduara
Horoskopi
July 25, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Nga vezët te peshku, zbuloni cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj

February 9, 2026
Shëndeti

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

December 22, 2025
Shëndeti

Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes

December 13, 2025
Shëndeti

4 arsyet pse i keni buzët e plasaritura sidomos gjatë dimrit

December 7, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?