Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren e thellë, më votuan për vizionin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren e thellë, më votuan për vizionin
Politikë

Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren e thellë, më votuan për vizionin

Last updated: May 13, 2025 07:02
5 Min Read
SHARE
Banner

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ndërkohë që, sipas numërimeve të votave, duket i sigurt në marrjen e mandatit të katërt qeverisës.

Rama shprehet për median italiane se fitoi falë këmbënguljes së tij dhe Partisë Socialiste ndërsa tha se e priste këtë rezultat të thellë.

“Shqiptarët dinë të dallojnë midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që merren vetëm me fjalë boshe dhe pesimizëm”, tha Rama.

Lexo edhe:

Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës
Videot intime të personazheve publike, Agron Llakaj: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë
Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë

Sakaq, ai ka shtuar se shqiptarët i besojnë atij falë vizionit qeverisës dhe jo prej dobësisë së opozitës ndërsa vlerëson se transformimi i mëtejshëm i vendit do të çojë Shqipërinë drejt BE-së në vitin 2030.

Rama zbuloi edhe se çfarë i shkroi Meloni pas fitores, ku tha se ajo e uroi si një motër vëllain e saj.

Shkrimi i plotë i “Corriere della Sera”:

Fiton mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës, mban qendrën-jugun dhe gati sa merr edhe veriun, bastion i opozitës.

Edi Rama siguron edhe katër vite të tjera në krye të vendit të shqiponjave.

Lideri i Partisë Socialiste, tashmë kryeministri më jetëgjatë në historinë e demokracisë ballkanike, në shtator do të betohet për mandatin e katërt radhazi.

Vota popullore — ende në proces numërimi më shumë se një ditë pas mbylljes së votimeve — aktualisht i jep 82 mandate nga 140 gjithsej, por mund të rriten.

Sali Berisha, me Partinë e tij Demokratike (qendër e djathtë), siguron rreth 50 mandate.

Mbrëmjen e djeshme, pas dhjetëra telefonatash urimi, Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetares së Corriere della Sera.

A e prisnit një rezultat kaq të thellë pas 12 vitesh në pushtet?

Sinqerisht, po. Sepse kemi punuar shumë për të arritur deri këtu, duke folur me vepra, duke treguar qartë rrugën që duhet ndjekur për Shqipërinë e brezit të ri, duke u përqendruar në rinovimin brezash në listat tona, ku kemi promovuar edhe shumë gra, dhe duke organizuar partinë si një skuadër të madhe në gjithë territorin.

Pse shqiptarët e zgjodhën përsëri Partinë Socialiste?

Sepse kemi ndryshuar Shqipërinë me një vizion të qartë dhe me këmbëngulje të madhe. Njerëzit nuk janë budallenj, siç mendojnë shumë politikanë, dhe dinë të dallojnë midis atyre që punojnë seriozisht për të ardhmen e vendit dhe atyre që merren vetëm me fjalë boshe dhe pesimizëm. Po, kemi bërë edhe gabime, dhe kemi kërkuar falje. Por asnjëherë nuk jemi ndalur, nuk jemi fshehur dhe nuk jemi dorëzuar përballë vështirësive. Kemi ngritur një komb të tërë dhe e kemi bërë të ndihet krenar për emrin e tij.

A tregon ky rezultat edhe mungesën e një opozite reale?

Nuk mendoj se fitojmë sepse opozita humbet. Fitojmë sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim bashkë.

Çfarë ju thotë vota e diasporës, që në shumicë votoi për ju?

Më prek shumë. Ata që jetojnë jashtë vendit kanë një këndvështrim më të gjerë dhe janë më kërkues. Nuk votojnë nga nostalgjia, por me gjykim të kthjellët. Është një votë besimi nga ata që kanë lënë vendin, por jo Shqipërinë. Dhe nëse diaspora na beson, do të thotë se ne po përcjellim një imazh që i bën ata krenarë.

Keni komunikuar me Giorgia Meloni? Ju ka uruar?

Po, më dërgoi një mesazh si një motër për një vëlla.

Çfarë do të bëni gjatë katër viteve të ardhshme në qeveri?

Do të përfundojmë kantierin e madh evropian të Shqipërisë. Objektivi ynë është të mbyllim negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. Ndërkohë, do të vazhdojmë të modernizojmë vendin, të forcojmë shtetin e së drejtës dhe ekonominë, të mbështesim familjet dhe të bëjmë të pakthyeshëm transformimin e vendit në çdo drejtim. Çdo ditë, me përulësi dhe vendosmëri.

Ju thoni se Shqipëria do të hyjë në BE në vitin 2030. Disa ekspertë thonë më vonë. Si përgjigjeni?

Ekspertët shpesh kanë të drejtë, por ata nuk kanë ndryshuar kurrë rrjedhën e historisë. Këtë e bëjnë popujt dhe udhëheqësit e vendosur. Unë nuk bëj parashikime, por flas për objektiva — dhe në këtë rast kemi një objektiv të përbashkët me Brukselin. Nëse Shqipëria vazhdon të bëjë detyrat si deri tani, atëherë do të jetë plotësisht gati në vitin 2030.

Biseda me Monika Lubonjën, Ema Andrea zbulon gjendjen e aktores pas videove intime!
Emri i emisionit të Luiz Ejllit ndez debat në rrjet: Live, por jo live?
Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime që u shpërndanë në rrjet
Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm në një dasmë: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë
TAGGED:Edi ramaKryesore

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
Next Article A ka nisur një romancë mes Erjola Doçit dhe Lumbardh Salihut?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Ekonomi
October 5, 2026
Diell dhe temperatura pranverore, parashikimi i motit për sot
Moti
October 5, 2026
Horoskopi 5 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 5, 2026
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Ekonomi
October 4, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Aksidenti tragjik i mori jetën të miturit, Petri Bozo kërkon leje për të shkuar në Tajlandë për “Miss Globe”

October 2, 2026
Të famshëm

Skandali me videot, flet këngëtari i njohur. Zbulon çfarë i tha kompozitori Adi Hila

October 2, 2026
Aktualitet

Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

October 2, 2026
Të famshëm

Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë

October 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?