Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
Vip Travel

Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun

Last updated: August 21, 2026 15:02
4 Min Read
SHARE
Banner

Kryebashkiaku i Komos Alessandro Rapinese, ka vendosur të ndalojë përdorimin e biçikletave në rreth 30 rrugë të qendrës historike të qytetit italian. Masa do të hyjë në fuqi në shtator dhe parashikon që çiklistët të zbresin nga biçikletat dhe t’i shtyjnë ato në zonat e përcaktuara.

Vendimi erdhi pas një incidenti në korrik, kur Rapinese u përplas nga një biçikletë elektrike teksa po largohej nga bashkia. Kryebashkiaku tha se përvoja personale e bëri të kuptonte më mirë rrezikun që mund të paraqesin biçikletat në zonat e ngarkuara të qendrës.

“E di se çfarë do të thotë të goditesh nga një prej këtyre biçikletave”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?
Probleme teknike në Albcontrol, TIA: Angazhim maksimal për normalizimin e fluturimeve, siguria mbetet prioritet
Rregullat që duhet të dini nëse udhëtoni drejt Shqipërisë me para ose bagazhe

Rapinese e ka mbrojtur masën si një çështje të sigurisë publike. Sipas tij, qëllimi është të reduktohen rreziqet për këmbësorët në qendrën historike, ku rrugët janë të ngushta dhe ku ka një numër të madh turistësh dhe banorësh.

Ndalimi nuk do të vlejë vetëm për biçikletat elektrike. Rregulli do të zbatohet edhe për biçikletat tradicionale, pasi Kodi Rrugor italian nuk bën dallim mes këtyre dy kategorive në këtë rast.

Qendra historike e Komos, e rrethuar nga mure romake, është tashmë pjesë e një zone me trafik të kufizuar, të njohur si ZTL. Biçikletat janë bërë një mjet i rëndësishëm transporti për shumë banorë, ndërsa disa prej rrugëve që preken nga masa janë ndër më të gjerat në pjesën e vjetër të qytetit.

Këto rrugë përdoren gjithashtu shumë nga shërbimet e shpërndarjes, ndaj vendimi mund të ndikojë edhe në aktivitetin e bizneseve lokale.

Ndalimi i biçikletave është vetëm një pjesë e rregullave të reja të trafikut që bashkia po vendos në qendër të Komos. Autoritetet synojnë të menaxhojnë rritjen e numrit të turistëve dhe të kufizojnë trafikun e automjeteve në zonën historike.

Sipas rregullave të reja, disa automjete do të kenë nevojë për leje vjetore për të hyrë në ZTL, ndërsa për hyrjet ditore do të kërkohet një leje me kosto 3 euro. Edhe furnizimet për dyqanet dhe restorantet do të kufizohen në një orar të caktuar. Automjetet e shpërndarjes do të lejohen të hyjnë nga ora 06:00 deri në 23:00.

Ndërkohë, turistët që qëndrojnë në hotele brenda zonës së kufizuar do të mund të hyjnë me automjet, vetëm nëse hoteli ku kanë rezervuar disponon parkim.

Vendimi për biçikletat ka shkaktuar reagime të forta nga banorët. Kundërshtarët e masës argumentojnë se biçikleta është një mënyrë e përdorur gjerësisht për transport në qytet dhe se ndalimi në një numër të madh rrugësh mund të krijojë vështirësi për banorët dhe bizneset.

Për të kundërshtuar vendimin është nisur edhe një peticion online, me synimin për të bllokuar vendimin e bashkisë.

Kryebashkiaku, nga ana tjetër, këmbëngul se vendimi lidhet me sigurinë dhe me nevojën për të vendosur rregulla më të qarta në një qendër historike që po përballet me një fluks gjithnjë e më të madh turistësh.

Gati për pushimet e fundit? 4 hapa të thjeshtë për t’u organizuar pa stres para nisjes
Mos u ngrini menjëherë pas uljes së aeroplanit! Ja pse duhet të prisni në vendin tuaj
Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, ja kur hyn në fuqi vendimi
Dy rrota për të zbuluar Parisin, një trend që po rritet
Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në aeroportin e Rinasit
TAGGED:Bicikletat

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Nis së shpejti, detaje nga emisioni i ri i Luiz Ejllit në Top Channel
Next Article Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Aktualitet
September 14, 2026
Një javë me surpriza për këto shenja të horoskopit, por me disa paralajmërime: Data kur duhet treguar kujdes
Horoskopi
September 14, 2026
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Aktualitet
September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 13 shtator 2026/ Rikthehen temperaturat deri në 31°C
Moti
September 14, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja

August 10, 2026
Vip Travel

Destinacionet më të bukura në botë për të festuar momentet më të veçanta

August 8, 2026
Vip Travel

“Green Coast” sjell në Shqipëri markën ndërkombëtarë të resorteve dhe hoteleve. Çfarë duhet të dini për “Nammos Hotels & Resorts”

August 7, 2026
Vip Travel

Turistët me rroba banjo në qytet, si e kanë zgjidhur shtetet e huaja

August 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?