Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Qindra qytetarë të Lezhës, homazhe për Xhuana Nikollajn: Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Qindra qytetarë të Lezhës, homazhe për Xhuana Nikollajn: Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi
Aktualitet

Qindra qytetarë të Lezhës, homazhe për Xhuana Nikollajn: Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi

Last updated: March 13, 2026 19:14
3 Min Read
SHARE
Banner

Qindra qytetarë në Lezhë u mblodhën për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj.

Mes dhimbjes, lotëve dhe heshtjes, të pranishmit nderuan jetën e një vajze të re që u shua tragjikisht, ndërsa pranë fotografisë së saj u panë buqeta lulesh dhe qirinj të ndezur që simbolizonin dhimbjen, por edhe solidaritetin me familjen e saj.

Të afërm, qytetarë dhe përfaqësues institucionesh qëndruan së bashku për disa momente reflektimi, duke kujtuar një jetë të ndërprerë shumë herët dhe duke ngritur zërin kundër dhunës që vazhdon të prekë gra dhe vajza në Shqipëri.

Lexo edhe:

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

Qindra qytetarë të Lezhës, homazhe për Xhuana Nikollajn:

Atmosfera e homazheve ishte e mbushur me emocione të forta, ndërsa shumë prej të pranishmëve e përjetuan këtë moment si një thirrje për ndërgjegjësim dhe reagim më të fortë shoqëror.

Ngjarja tragjike ndodhi vetëm pak ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një datë që simbolizon të drejtat dhe dinjitetin e grave, duke e bërë këtë humbje edhe më të dhimbshme dhe duke rikthyer në vëmendje plagën e dhunës ndaj grave.

Ndërkohë partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili dyshohet se ishte shkaktari i vetëvrasjes, është ende në kërkim nga Policia, nën dyshimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë, ku mund të ketë pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë.

Burime nga hetimi thonë se në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa në banesë është gjetur edhe një letër që e reja u kishte lënë prindërve.

Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në vdekjen e saj.

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
TAGGED:Xhuana Nikollaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U arrestua pak ditë më parë, gjykata merr vendimin për Gjestin
Next Article Horoskopi 14 mars 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
Të famshëm
October 13, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 13, 2026
Horoskopi 13 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 13, 2026
Black Friday 2026: 5 destinacione evropiane që ia vlen të vizitoni për shopping
Vip Travel
October 12, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!

October 7, 2026
Aktualitet

“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane

October 7, 2026
Sociale

Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë

October 6, 2026
Ekonomi

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme

October 5, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?